Mbledhja e kryetarëve të Pollogut: Kërkesë për mbylljen e shkollave në dimër, problemi me qentë endacak dhe mbeturinat inerte

Sot në mbledhjen e Qendrës për Zhvillim të rajonit planor të Pollogut, kryetarët e Komunave të Pollogut morën disa vendime edhe atë: për pushimin e nxënësve gjatë dimrit, qentë endacakë si dhe menaxhimi me mbeturinat interte, shkruan Portalb.mk.

Pushimi dimëror të zgjatet dy muaj

Kryetarët e Komunave kërkojnë që pushimi dimëror i nxënësve të zgjasë dy muaj si pasojë e krizës energjetike, ndërsa orët të kompensohen gjatë verës. Ata kanë bërë edhe kërkesë zyrtare për të njëjtën në Ministri të Arsimit dhe Shkencës.

Propozuesi i kësaj ideje, kreu i Gostivarit, Arben Taravari theksoi se pasi që faturat e energjisë elektrike këtë vit vijnë tre katër herë më të larta se sa sezonin e kaluar, ideja është që muajt kur është më së ftohti, dhjetori, janari, shkurti, të bëjnë marrëveshje të gjithë komunat  që dy muaj të jetë pushimi dimëro.

“Ose ta mendojmë idenë e përdorimit të mjeteve digjitale të cilët i kemi përdorur  gjatë periudhës së pandemisë. Pse jo edhe tash që të kursejmë energji elektrike, ose pushimi nxënësve të jetë ose janar-shkurt ose dhjetor-janar, dhe viti shkollor të vazhdon deri më 30 qershor dhe viti fillor të fillon me 15 gusht”, tha Taravari.

Nëntë komunat e Pollogut vendosën të propozojnë te EVN që shkollat të mos llogariten si objekte industriale, por si objekte banimi. Komunat vendosën që gjatë kohës së dimrit të reduktojnë edhe ndriçimin publik.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Ditë më parë nga Qeveria njoftuan se do të zvogëlohet marzha e furnizuesit me energji elektrike nga 50 në 20 për qind.

Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Projekt slloven për mbeturinat inerte në Pollog

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se sot me përfaqësues nga ambasada e Sllovenisë në RMV si dhe investitorë slloven përpara tyre u paraqit projekti që do të zgjidh problemin e mbeturinave.

“Pra projekti “Menaxhimi i mbeturinave inerte në Pollog” nga kompania sllovene WTE (Waste To Energy) investim ky i paraparë në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë”, tha Kasami.

Kujtojmë që mbeturinat inerte janë problem për të gjithë komunat e Pollogut, ku të njëjtat përfundojnë në deponi ilegale dhe në një katastrofë ekologjike për mjedisin.

Ndërtim i qendrës për qentë endacak

Pas mbledhjes, Kasami njoftoi se në Komunën e Vrapçishtit do të ndërtohet strehimore për qentë endacakë për këto komuna.

“Problemi tjetër që gjen zgjidhje e që tangon qytetarët tanë me vite është projekti i trajtimit të qenve endacak, projekt ky që me fondet ndërkombëtare dhe me mbështetje të komunave të rajonit të Pollogut, do të ndërtohet një qendër e trajtimit të tyre në komunën e Vrapçishtit”, tha Kasami.

Paraprakisht, ndërtimi i qendrës rajonale për strehimin e qenve endacak për tërë komunat e Pollogut, ishte paraparë të ndërtohej në Komunën e Bërvenicës, por e njëjta dështoi pasi e njëjta refuzoi ndërtimin në territorin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button