Të premten Maqedonia e Veriut do të luajë në Ligën e Kombeve

Dy ndeshjet e radhës për Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut do të luhen në Ligën e Kombeve në kuadër të grupit 3. Ndeshja e parë luhet më 23 shtator, ndërsa e dyta më 26 shtator, transmeton Portalb.mk.

Më 23 shtator do të luajë sy mysafir kundër ekipit të Gjeorgjisë në Tbilis, ndërsa më 26 shtator do të luajë kundër ekipit të Bullgarisë në Shkup.

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Bojan Milevski, ka paralajmëruar se disa futbollistë janë tashmë të lënduar, ashtu që do të mungojnë në dy ndeshjet e radhës. Në listën e të lënduarve janë të përfshirë edhe Darko Çurlinov, kapiteni Stefan Riskovski dhe sulmuesi Valon Etemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button