Shqipëria dhe Kosova me mbledhje të përbashkët parlamentare më 28 nëntor

Pas mbledhjeve të qeverive, Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur të kenë dhe seanca të përbashkëta të dy parlamenteve, raporton Klan.

Gjatë vizitës në Tiranë të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, në dalje me kryeparlamentaren Nikolla kanë zbuluar dhe parlamentarët e të dy shteteve do të mblidhen në ditën e festës së Pavarësisë, 28 Nëntor.

Konjufca i kërkoi homologes Nikolla që të jenë si shtete brenda një kornizë gjykimi ndaj Serbisë në mënyrë që të mbrohen interesat e Kosovës.

Dy kryeparlamentarët nënshkruan dhe një memorandum për bashkëpunim parlamentar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button