Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për rrogat, pensionet, fondet IPA III dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 83-të miratoi materialet për rregullimin e raporteve me Komisionin Evropian në lidhje me ndihmën IPA III, që llogaritet akti më i rëndësishëm që rregullon raportet ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Komisionit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Sekretariati për çështje evropiane do të angazhohet si organ përgjegjës nga Maqedonia e Veriut për këtë marrëveshje me Komisionin Evropian, ku planifikohet që përfituesit e IPA III të jenë në përputhje me standardet evropiane.

Në këtë seancë është vendosur që të vazhdojë deri në fund të vitit ngrirja e çmimeve për ushqimet bazë, gjegjësisht deri më 31 dhjetor.

Në seancë u prezantua para ministrave edhe Informacioni për punën e Grupit ndër-sektorial konsultativ dhe këshillues për mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt për vitin 2021, propozuar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Theksohet që anëtarët e këtij Grupi kanë shqyrtuar të gjitha dokumentet strategjike në lidhje me këtë temë.

Qeveria e dërgoi në Kuvend propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Miratimi i këtij propozimi planifikohet me procedurë të shkurtuar. Planifikohet ligji të jetë në harmoni me Ligjin për rrogën minimale, ku planifikohet ndryshimi i kritereve për harmonizimin vjetor të rrogës minimale me 50 përqind nga rritja vjetore e rrogës mesatare dhe 50 % nga rritja e shpenzimeve jetësore. Gjithashtu planifikohet që rroga minimale të mos jetë më e vogël se 57 % i rrogës mesatare.

Qeveria sqaroi që me këtë propozim-ligj planifikohet edhe rritja e rrogave për 15% në institucionet për përkujdesjen e fëmijëve.

Në këtë seancë u shqyrtua dhe miratua Informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe komunave. Kjo marrëveshje do të nënshkruhet nga 23 komuna dhe ministri për diasporë, Xhemail Çupi.

Qeveria angazhoi Fondin për sigurim pensional dhe invalidor në RMV që deri më 29 shtator të kenë mundësi pensionistët të marrin pensionet në bankomate. Pensionistët që nuk kanë kartela bankare, pensionet do t’I marrin duke respektuar orarin, varësisht nga niveli i pensionit.

Pensionistët në fund të muajit do të marrin pensione me rritje prej 6.8 %, rritje e planifikuar në bazë të metodologjisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button