Erdogan beson që Vladimir Putin dëshiron t’i japë fund luftës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se beson që lideri rus, Vladimir Putin është duke kërkuar t’i japë fund luftës që ka nisur në Ukrainë dhe se “një hap i rëndësishëm” do të bëhet, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Ai ka thënë se i është krijuar një përshtypje, nga bisedat me Putinin, se ai dëshiron “ta përfundojë këtë gjë sa më shpejt që është e mundur”.

Ukraina ka rikthyer një pjesë të mirë të territorit këtë muaj.

Lideri turk ka dhënë shenja se gjërat janë “goxha problematike” për Rusinë.

Erdogan ka thënë se ka pasur “diskutime shumë të gjera”, me Putinin në një samit të mbajtur në Uzbekistan javën e kaluar.

Në një intervistë për transmetuesin amerikan, PBS, lideri turk ka thënë se i është kryer përshtypja që presidenti rus dëshiron një fund të shpejtë të luftës.

“Ai në fakt është duke më treguar se ka gatishmëri për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Erdogan.

“Kjo ka qenë përshtypja ime, sepse mënyra si po ecin gjërat është goxha problematike”.

Ai ka thënë se “200 pengje” do të këmbehen shpejt mes dy palëve.

Megjithatë, nuk ka dhënë detaje tjera për këtë gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button