Vendet e Ballkanit të Hapur janë duke e testuar sistemin elektronik për pikëpagesat

Në vendet e Ballkanit të Hapur është duke u zhvilluar testimi i sistemit të vetëm elektronik për mbledhjen e pagesave rrugore, që do të funksionojë me anë të pajisjes TAG me kartelë pagesore të shfrytëzuesit, shkruan 360 stepeni, transmeton Portalb.mk. 

Këto pajisje do të mund të përdoren në vendet e Ballkanit të Hapur, gjegjësisht Serbi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një prononcim për RTS, përfaqësuesi i “Rrugët e Serbisë”, Darko Saviq tha se sistemi do të fillojë të funksionojë pasi të nënshkruhen të gjitha marrëveshjet dhe se sistemi do të funksionojë duke e lidhur pajisjen TAG me kartelën pagesore të përdoruesit.

“Sistemi për momentin është në fazën e testimit, por presim që së shpejti të nënshkruhen marrëveshjet përfundimtare dhe sistemi të funksionojë. Shumë shpejtë mund të zgjerohet në sisteme tjera për pagesë, madje edhe në sisteme si[ janë satelitori në Bullgari, por edhe të sistemeve për pagesë në Republikën Serbe, ku tanimë i testuam pajisjet tona dhe ata punojnë, por edhe sikur në BeH dhe në Mal të Zi”, tha Saviq

Ndër tjerash, ai tha se ky sistem nuk kërkon rimbushje, por se të hollat do të tërhiqen direkt nga llogaria e përdoruesit.

Në Serbi, siç tha Siviq, është duke u realizuar projekti për zgjerimin e stacioneve pagesore, që përdoruesit e pagesave elektronike të munden më shpejt të kalojnë nëpër stacionet e pagesës.

Ndryshe, nisma e Ballkanit të Hapur u shfaq para tre vjetësh nga liderët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në rajon. Deri më sot, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë refuzuar të bashkohen, duke argumentuar se nisma është e panevojshme pasi bashkëpunimi ekonomik rajonal tashmë është pjesë e agjendës së integrimit në BE dhe nismave të tilla si Procesi i Berlinit. Ky proces u krijua në vitin 2014 si platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, shteteve dhe institucioneve anëtare të BE-së, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shoqërisë civile dhe bizneseve në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button