Alternativa nuk sheh asnjë arsye për ndryshim në strukturën aktuale të qeverisë

Dorëheqja e ministrit për Vetëqeverisje Lokale nga radhët e LDP, Goran Milevski, hapi edhe dilemën nëse qeveria aktuale e RMV-së do të rikonstruohet, me çka ministri i Shëndetësisë dhe ai i Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të ndryshoheshin, shkruan 360 stepeni, transmeton Portalb.mk.

Nga partia “Alternativa” u deklaruan që momentalisht qeveria funksionon normalisht dhe se nuk ka asnjë arsye për rikonstruim të saj.

“Tash për tash, qeveria funksionon normalisht dhe nuk ka arsye për asnjëfarë rikonstruimi. Ministrat tanë, Bekim Sali dhe Admirim Aliti janë një ndër kuadrat më të suksesshëm, jo vetëm të Alternativës, por edhe të qeverisë në përgjithësi. Për këtë arsye, nuk shohim ndonjë arsye për hapjen e këtyre temave të panevojshme.”, thanë nga Alternativa.

Përndryshe, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski për sot ka paralajmëruar për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit dhe sot pritet që të njëjtën ta dorëzojë në qeveri.

Milevski është anëtar i Partisë Liberal Demokratike që nga viti 1995. Që nga viti 2015 mban postin e kryetarit të PLD-së. Ai është zgjedhur Ministër i Vetëqeverisjes Lokale më 27 qershor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button