Merita Ramadani Alili nis me vetiniciativë fushatën “Youth Can”

Ka marrë disa çmime për menaxhim te suksesshëm te kompanisë në RMV. Sot ajo me vetiniciativë ka vendosur të krijojë fushatën “Youth First” dhe t’ju përkushtohet të rinjve dhe dëshirave të tyre. Merita Ramadani Alimi, foli për sukseset e saj dhe për iniciativën e fundit në një intervistë për Portalb.mk.

Një grua sipërmarrëse me karrierë pune prej 22 vitesh. Pasioni i saj për biznes u vërejt që në moshë shumë të re, duke filluar në biznes familjar dhe më pas duke vazhduar me një biznes të saj. Një prej qëllimeve kryesore të saj është që të jetë një shembull për vajzat e reja dhe që t’i stimulojë të kyçen nëpër biznese. Së fundmi Merita krijoi fushatën Youth First.

Arsyeja më e madhe që e shtyu atë që të krijojë një fushatë të këtillë është ankesa e shpeshtë e sipërmarrësve se nuk kanë mjaftueshëm kuadro për të krijuar një ekip. Sipas Meritës çdoherë ankesat kanë qenë nga sipërmarrësit, nga qeveritarët dhe asnjëherë nuk janë pyetur të rinjtë se ku qëndron problemi. Bisedat të cilat do të realizohen me të rinjtë, do të publikohen në Instagram.

“Pas komunikimit të vazhdueshëm me të rinjtë, shoh gjithandej që entuziazmi dhe motivi i tyre për të ndërtuar një karrierë të suksesshme është i paevitueshëm. Ne si persona me bagazh shumëvjeçar në karrierë, e pakta që mund të bëjmë është që të ju japim mbështetje morale, dhe jo vetëm.” u shpreh Merita Ramadani Alimi.

Kjo fushatë do të jetë vetëm një nismë ku do të tejkalohen barrierat dhe inferioriteti që zakonisht të rinjtë e kanë ndaj personave me karrierë shumëvjeçare, e në veçanti ndaj sipërmarrësve. Më pas, qëllimi është që fenomenet e caktuara që i tangojnë të rinjtë dhe sipërmarrësit të mund të bisedohen nga të dyja perspektivat, nga e cila mund të sjellin konkluzione të dobishme.

Mesazhi që Merita përcolli për të gjithë të rinjtë është:

“Bëhuni vetvetja. Nuk ka sukses pa punë. Nuk ekziston formulë për sukses, por sa më tepër ta doni dhe të trokitni nëpër dyert e sipërmarrësve dhe të dëshmoni që jeni punëtor dhe të denjë për punë.” përmbylli Merita Ramadani Alimi.

“Youth First” do të krijojë një hapësirë virtuale ku shumë lirshëm do të diskutohen tema të ndryshme në fushën e biznesit dhe ekonomisë, e pastaj, duke kaluar në një fazë ku të rinjtë mund të jenë të parët në zhvillimet e tyre në karrierë, edukimin formal, pozita vendimmarrëse, dhe më shumë se kaq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button