Tetovë, filloi rikonstruimi i shenjave të komunikacionit

Ka filluar rikonstruimi i shenjave të dëmtuara të komunikacionit në Tetovë, problem për të cilin Portalb.mk ka raportuar disa herë.

Pas disa muajsh pritjeje, në qytet po punohet për rikonstruimin e të njëjtave.

Gazetari i Portalb.mk në dy ditë dhe lokacione të ndryshme në qytet pa punëtorët e angazhuar duke punuar në këtë drejtim.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pamjet nga terreni tregojnë se dëmtimet e shenjave janë nga më të ndryshmet, madje ka raste kur në një mbajtëse ka dy shenja të cilat duhet të jenë në një drejtim të vendosura, ata janë në kahje të kundërta.

Portalb.mk verifikoi se në disa raste janë vetëm mbajtëset pa shenja, e në disa të tjera shenjat janë të rrëzuara përtokë, ka raste kur edhe semaforët janë të shtrembëruar.

Komuna me 10 gusht ka nënshkruar dy kontrata njëvjeçare për mirëmbajtjen e sinjalistikës, edhe atë:

Kujtojmë që Komuna e Tetovës  nëntorin e kaluar njoftoi se do të skanohet situata në terren dhe shenjat e nevojshme do të ndërrohen dhe do të mirëmbahen. Kjo ka filluar këto ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button