Edhe ky vit shkollor në RMV pa tekste mësimore, ose me tekste të dëmtuara

Në Unionin e Nxënësve të shkollave të mesme, nxënësit kanë paraqitur se për këtë vit shkollor, nxënësit kanë marr tekste shkollore të vjetruara dhe të dëmtuara, të cilat nuk mund të përdoren për mësim, ndërsa edhe më keq, një pjesë e tyre kanë mbetur pa u furnizuar fare me tekstet shkollore, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Tre nxënës u deklaruan në lidhje me vështirësitë që hasin gjatë mësimit me tekstet shkollore, gjë që ua pamundëson mësimnxënien.

Ata gjithashtu treguan se kur u mungon ndonjë pjesë e tekstit mësimor, e kopjojnë të njëjtin nga ndonjë nxënës tjetër, ose u kërkojnë shokëve që t’ua fotografojnë faqet që mungojnë.

Vështirësi të tilla has edhe nxënësi Zmajshek, i cili është pjesë e Unionit të Nxënësve, nga ku edhe dërguan deklaratë deri te mediat që ta alarmojnë problemin, që iu paraqet pengesë në procesin e përditshëm mësimor.

“Konsensusi në Union është i qartë dhe i zëshëm dhe të gjithë ndajmë të njëjtin mendim, se situata e krijuar është absolutisht e papranueshme. Diçka që na është premtuar si e qasshme dhe pa pagesë, veçanërisht në një temë kaq të rëndësishme siç është arsimi, e që është e ardhmja e gjeneratës sonë, nuk guxojmë ta lejojmë të jetë në këtë gjendje. Për këtë arsye, Unioni po bën atë që mundet, e përfaqëson zërin e nxënësve dhe pikërisht për këtë e dërguam këtë deklaratë nëpër të gjitha mediat dhe do të vazhdojmë në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi.”, tha Zmajshek.

Nga Unioni thanë se situata të tilla me tekstet shkollore ka në Shkup, Manastir, Veles, Prilep e në qytete tjera, madje edhe në disa nga shkollat e mesme më të mëdha, ndërsa problemi është veçanërisht më i theksuar në shkollat e mesme profesionale.

Video e REL-it nga librat e grisura:

Çfarë thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës?

“Aktualisht ka disa procedura për shpërndarjen e teksteve të reja shkollore dhe janë në faza të ndryshme”, thanë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Për arsimin e mesëm është bërë një prokurim publik për blerjen e tirazheve sipas nevojave dhe një numër i madh i teksteve janë shpërndarë nëpër shkolla, shtojnë nga aty. Sipas tyre, shtëpia botuese “Prosvetno delo” deri sot duhet të përfundojë me shpërndarjen e teksteve shkollore.

Në fushën e arsimit të mesëm profesional ka edhe disa procedura për tekste të reja shkollore, që lidhen me lëndët profesionale. Procedurat publikohen në mënyrë të menjëhershme dhe transparente përmes faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe në versionet elektronike të të gjitha teksteve të miratuara, të redaktuara teknikisht dhe të përkthyera për arsimin profesional. Por ndodh që për një lëndë të caktuar të mos ketë interes për dorëzim të dorëshkrimeve (teksteve të propozuara) nga autorë dhe më pas duhet përsëritur i gjithë procesi.

Ndodh gjithashtu që të dorëzohen dorëshkrime, për të cilat komisionet recensuese do të kërkojnë korrigjime të caktuara, ku autorët duhet të përmirësojnë, gjë që e zgjat edhe përfundimin e procedurës. Problem lind edhe mungesa e recensentëve që kanë rolin kryesor në dhënien e mendimit për dorëshkrimet.”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Në pjesën e arsimit fillor, nga ana tjetër, janë duke u zhvilluar procedurat për miratimin e teksteve të reja për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta, ndërsa nxënësit mësojnë nga materialet mësimore që trajtojnë materialin për tremujorin e parë. Pas përfundimit të procedurave, tekstet e reja do të dorëzohen në të gjitha shkollat ​​fillore, ndërsa tekstet për të gjitha lëndët e tjera për klasat e treta, të gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë tashmë janë dorëzuar në shkolla”, thekson ministria.

Nga kjo ministri gjithashtu thanë se ky proces është jo i lehtë dhe kërkon më shumë kohë, duke pasur parasysh procedurat e përcaktuara në vendimet ligjore, megjithatë sipas tyre, sa i përket këtij procesi, këtë vit ata kanë qenë shumë më mirë të përgatitur, në krahasim me vitet e kaluara.

Ndryshe, në fillim të shtatorit, njoftuam se fëmijët e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, materialet mësimore të të cilëve po ndryshohen, nuk kanë libra. Në vend të librave, Ministria e Arsimit, së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, ka përgatitur materiale që nga 1 shtatori për të ruajtur vazhdimësinë e teksteve dhe vetëm për dy muajt e parë dhe do t’u dërgohen nxënësve në kohë dhe do të sigurohen nga ministria. Por, problemi i librave nuk është zgjidhur edhe pse sot 3 javë kanë filluar me mësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button