Në funksion të Konferencës së ardhshme Mesdhetare të OSBE-së: Takimi i Osmanit me shefin e diplomacisë së Jordanisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të OKB-së, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Ayman Hussein al-Safadi. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, duke theksuar rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, transmeton Portalb.mk.

Në fokus të bisedës ishte Konferenca e ardhshme Mesdhetare e OSBE-së, të cilën Maqedonia e Veriut, si kryesuese e ardhshme e Organizatës, vendosi ta organizojë në Jordani.

Përgatitjet për konferencën janë duke u zhvilluar dhe bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë që bashkërisht të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet OSBE-së dhe vendeve partnere mesdhetare. Ministri Osmani falënderoi Al-Sadafin për aktivitetet përgatitore për bashkë-organizimin e Konferencës Mesdhetare.

Bashkëbiseduesit shprehën besimin se Konferenca do të jetë një sukses i përbashkët për të dyja vendet dhe se do të rrisë perspektivën e bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral në të ardhmen.

Në takim u diskutua për situatat dhe sfidat përkatëse rajonale dhe u shpreh interesi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy rajoneve, në fushat me interes të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button