Milevski do të dorëzojë dorëheqjen në Qeveri, deri në fund të javës LDP do të propozojë kandidat të ri për ministër

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale nga Partia Liberal Demokratike, Goran Milevski sot pritet të dorëzojë dorëheqjen në Qeveri, transmeton Portalb.mk.

Milevski, siç deklaroi dje për MIA-n, tërhiqet për arsye personale dhe partia e tij pritet të propozojë kandidatin e ri për ministër deri në fund të javës.

Sipas Milevskit, ministri i ri nuk do të jetë nga radhët e deputetëve.

Milevski javën e kaluar konfirmoi se do të largohet nga posti ministror, ​​ndërsa në një prononcim për “Lokalno” tha se pas tri vitesh kryerje të funksionit ministër i Vetëqeverisjes lokale, është koha për ndryshime dhe këtë vend të vijë kudër tjetër i PLD-së. 

“Fokus” paraprakisht njoftoi se Milevski po tërhiqet – fillimisht nga pozita ministrore, ndërsa, siç thuhet, postin e partisë do ta mbajë deri në kongresin e ardhshëm të rregullt, i cili duhet të mbahet deri në fund të vitit.

Jozyrtarisht, sipas “Fokus”, kandidatja më serioze për kreun e ri të liberaldemokratëve është nënkryetarja Monika Zajkova, e cila është njëra nga dy deputetet e PLD-së. Në garën për ministër të ri nga radhët e LDP-së, megjithatë, sipas “FoKus”, janë dy kandidatë, në mesin e të cilëve edhe ish-lideri dhe kryetari i komunës së Shkupit, Risto Penov.

Milevski është anëtar i Partisë Liberal Demokratike që nga viti 1995. Që nga viti 2015 mban postin e kryetarit të PLD-së. Ai është zgjedhur Ministër i Vetëqeverisjes Lokale më 27 qershor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button