Australia mund t’i marrë Botërorin Katarit

Federata Australiane e Futbollit bëri të ditur se mund të prezantojë kandidaturën e saj për të organizuar fazën finale të Botërorit të vitit 2022, për të zëvendësuar Katarin.

Botërori në Katar nuk është ende e sigurt se do të mbahet pas dokumenteve të publikuara nga “Sunady Times” ku thuhet se Katari ka blerë votat e delegatëve të FIFA-s në momentin e votimit për përcaktimin e vendit organizator.

“Po seriozisht ka mundësi që kjo çështje të ketë zhvillime, akuzat janë të rëndë dhe do të presim për të parë se cilat do të jenë përgjigjet, por është ende herët për të thënë nëse këto fakte do t’i rihapin dyert kandidaturës sonë” – deklaroi përgjegjësi i Federatës Australiane, David Gallop.

Zëvendëspresidenti i FIFA-s, Jim Boyce, foli për mundësinë e një ndryshimi të vendit organizator të Botërorit 2022 nëse hetimi do të konfirmojë akuzat./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button