Snowden: CIA nuk e parandaloi 11 shtatorin

NBC News nuk e ka transmetuar intervistën e plotë me ish- kontraktorin Edward Snowden , por ka transmetuar vetëm qerekun e saj. Fragmentet e papublikuara tani po qarkullojnë në internet, pasi në intervistën e publikuar shihet se NBC kishte lënë pas dore deklaratat kritike për sulmet e 11 shtatorit.

Intervista katër orëshe e Snowden nga gazetari Brian Williams është kondensuar në një program 60 – minutësh nga NBC .

Në një pjesë të intervistës , Snowden vë në pikëpyetje paaftësinë e agjencive të inteligjencës amerikane për të ndaluar sulmet e 11 shtatorit në New York, pasi aty kishte mbikqyrje maksimale.

Ai vuri në dukje se vendi kishte të gjitha burimet e nevojshme të inteligjencës para sulmit , por nuk arriti të ndalojë sulmet.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Williams në lidhje me një ” armikun tradicional,” Al – Kaedës , dhe si për të parandaluar sulme të tjera nga kjo organizatë dhe të tjerët , Snowden sugjeroi që Shtetet e Bashkuara kishin inteligjencën e duhur përpara 9/11, por nuk arritën të veprojnë.

“Ju e dini , dhe kjo është një pyetje kyçe që Komisioni 9/11 e konsideruar . Dhe atë që ata gjetën , ishte se kemi pasur të gjithë informacionin e nevojshëm si një komunitet i inteligjencës , si një sektor i klasifikuar i mbrojtjes kombëtare për të zbuluar këtë komplot,” tha Snowden.

” Ne fakt ka dëshmi të thirrjeve telefonike nga Shtetet e Bashkuara dhe jashtë. CIA e dinte që këta njerëz ishin aty. ”

Edëard Snowden, dezertori i Inteligjencës amerikane që zbuloi përgjimet e politikanëve, por edhe qytetarëve nga shërbimet secrete amerikane, po qëndron në Rusi në kuadër të një azili politik atje. Kohëve të fundit, debati mbi Snowden është forcuar edhe më tej, pasi ky i fundit dha intervistën e parë tash e një vit. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button