fbpx

Nuk është e vërtetë që rusët njoftuan shkatërrimin e 830 mjeteve luftarake ukrainase brenda një dite

Titulli i tekstit të shpërndarë në postimin që po shqyrtojmë nuk është i vërtetë: “Rusët njoftojnë: 830 automjete luftarake ukrainase të shkatërruara në një ditë”. Numri ka të bëj me fillimin e invazionit luftarak, që mund të shihet në Raportin e Ministrisë së Mbrojtjes ruse të publikuar më 10 shtator. Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, 2022 dhe kanë kaluar gati shtatë muaj që atëherë, shkruan Vërtetëmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin është shpërndarë një artikull, titulli i të cilit thotë: “Rusët njoftuan: Shkatërruan 830 mjete luftarake ukrainase brenda një dite”.

Megjithatë, në paragrafin e parë të tekstit thuhet se Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi të shtunën se

Tashmë 830 automjete luftarake ukrainase me sisteme të shumta lëshimi të raketave janë shkatërruar gjatë operacionit special ushtarak rus.

Teksti kryesor dhe vetë titulli komunikojnë dy pjesë të ndryshme informacioni. Titulli thotë se 830 automjete luftarake ukrainase u shkatërruan në një ditë, ndërsa në fillim të lajmit thuhet se ato 830 automjete luftarake u shkatërruan “gjatë operacionit ushtarak special rus”.

Artikulli vazhdon duke cituar një raport nga departamenti ushtarak rus dhe liston pajisjet ushtarake që supozohet të jenë shkatërruar, si 293 aeroplanë ushtarak, 152 helikopterë, 1,929 dronë, 374 sisteme raketore kundërajrore, 4,870 tanke dhe automjete të tjera luftarake të blinduara, 830 automjete luftarake me sisteme të shumta për lansimin e raketave, 3375 armë artilerie tokësore dhe pesë njësi minahedhëse të automjeteve speciale ushtarake.

Vërtetmatësi hyri në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë në raportin të cilit i referohet teksti në postimin që po shqyrtojmë. Raporti u publikua të shtunën, 10 shtator 2022. Në vetë raportin, Ministria ruse e Mbrojtjes shkruan në paragrafin e fundit se pajisjet ushtarake u shkatërruan “gjatë operacionit special ushtarak”, pra shifrat e sipërcituara i referohen fillimit të pushtimit ushtarak deri më sot, dhe jo për një ditë, siç pretendohet rrejshëm në artikullin nga postimi që po shqyrtojmë.

Ndaj vlerësojmë se nuk është e vërtetë ajo që thuhet në titullin e tekstit të shpërndarë në postimin që po shqyrtojmë: “Rusët njoftuan: Shkatërruan 830 mjete luftarake ukrainase brenda një dite”. Shifra i referohet fillimit të pushtimi ushtarak të Ukrainës. Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt 2022 dhe që atëherë kanë kaluar gati shtatë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button