Low shpall listën, Mustafi e Schmelzer jashtë Botërorit

Joachim Low shpalli listën me emrat e 23-futbollistëve që do të përfaqësojnë Gjermaninë në Brazil. Surpriza e vetme e trajnerit të pancerave mund të konsiderohet lënia jashtë e mbrojtësit të majtë të Dortmundit Marcel Schmelzer.

Në vend të tij Low ka preferuar talentin  Erik Durm që  gjithashtu luan për Borrussian e Dortmundit.

Nuk figuron ndër të përzgjedhurit 54-vjecarit as shqiptari nga Maqedonia, Shkodran Mustafi ndërsa është lënë jashtë edhe sulmuesi I talentuar i Hoffenheimit Kevin Volland. Di Manschaft në Brazil do të udhëhiqet nga emra të rëndësishëm si Philipp Lahm, Manuel Neuer, Bastian Schewinsteiger, Mesut Ozil e Miroslav Klose e Lukas Podolski ndërsa nuk mungojnë as futbollistët e talentuar si Mario Goetze, Marco Reus, Thomas Muller, Andre Schurrle e Julian Draxler. Përvec Neuer në portë Loë ka grumbulluar edhe Roman Waidenfeler e Ron Robert Zieler.

Në repartin mbrojtës vec kapitenit Lahm janë përfshirë edhe Mats Hummels, Jerome Boateng, Per Mertesacker, Kevin Greusskreutz e Benedikt Howedes. Mesfusha mund të cilësohet edhe si reparti me më shumë kualitet për Gjermaninë pasi janë grumbulluar emra të frikshëm si Ozil, Shchweinsteiger, Khedira, Kross, Reus, e Goetze. Megjithatë në këtë repart Low ka thirurr edhe dy emra të rinj sic janë Mathias Ginter i Freiburg dhe Christoph Kramer I Borussia Moenchengladbach. Në sulm përvec Kloses figurojnë edhe Muller e Podolski. Pancerat janë shortuar në grupin G sëbashku me Portugalinë, Amerikën dhe Ghanën. Gjermania do ta nisë Botërorin me ndeshjen ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos që do të zhvillohet në datën 16 Qershor në stadiumin Arena Fonte Nova të qytetit të Salvadorit./ Supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button