Futbollistët e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut më 20 nëntor do të luajnë një ndeshje kundër fëmijëve

Marrëveshja ndërmjet Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) planifikon që më 20 nëntor të shënojnë Ditën Botërore të Fëmijëve, periudhë kur fillon edhe Kupa Botërore e futbollit në Katar, transmeton Portalb.mk.

“Iniciativa do të përfshijë një fushatë të përbashkët multimediale nën moton “Të gjithë jemi në të njëjtin ekip kur bëhet fjalë për fëmijët” me futbollistë të përfaqësues dhe fëmijë me prejardhje të ndryshme, duke dërguar së bashku mesazhe pozitive për barazinë dhe përfshirjen për çdo fëmijë. Në ditën botërore të fëmijëve, më 20 nëntor, do të zhvillohet një ndeshje miqësore futbolli ndërmjet futbollistëve të përfaqësueses dhe fëmijëve”, sqarojnë nga Federata.

Patricia DiGiovanni nga UNICEF-i vlerësoi që duhet të jemi një ekip kur flitet për të drejtat e fëmijëve.

“Pavarësisht se cilin shtet e mbështesim në Kupën e Botës, kur bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve, të gjithë jemi në të njëjtin ekip. Çdo fëmijë meriton të ndihet i sigurt, i mbrojtur dhe i respektuar. Sportet dhe lojërat janë më shumë se argëtim. Për fëmijët, ata krijojnë një ndjenjë përkatësie në një komunitet, një mundësi për të ndarë sukseset ose dështimet e përbashkëta dhe për të mësuar mësime të rëndësishme të jetës për respektin, përfshirjen, bashkëpunimin dhe udhëheqjen”, deklaroi DiGiovanni.

Federata vlerësoi që përmes këtij partneritetit planifikohet të rritet ndërgjegjja për të drejtën e lojës së fëmijëve me aftësi të kufizuara, përfshirjen e vajzave në sport, avansimi për të drejtat e të gjithë fëmijëve në sport dhe rëndësinë e sportit dhe lojës për mirëqenien personale dhe elasticiteti i shëndetit mendor tek fëmijët dhe të rinjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button