I jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elisabeth II

Këto të shtëna topash janë përshëndetja e fundit për mbretëreshën Elizabeth II, për të cilën këtë të hënë u zhvilluan ceremonitë për ta përcjellë në banesën e fundit, raporton Klan.

Mbi 200 udhëheqës nga e gjithë bota ishin të pranishëm në ceremonitë, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, ai francez Emanuel Macron, ish-monarku i Spanjës, Huan Karlos, por edhe kryeministrja britanike Liz Truss dhe pararendës të saj si Boris Johnson e Tony Blair. Shërbesa e fundit fetare nisi në orën 11:00 me orën lokale në Kishën e Uestminsterit, ku arkivoli i mbretëreshës mbërriti i vendosur sipas traditës mbi shtratin e topit i shoqëruar nga qindra pjesëtarë të gardës mbretërore dhe ushtrisë.

Përpara familjes mbretërore, kryeministrja Liz Truss lexoi edhe pjesë nga psalmet, sipas ritualit të kishës anglikane në krye të së cilës qëndroi për 70 vite Elizabeth II.

Gjatë shërbesës, londinezët mbajtën 2 minuta heshtje. Ceremonitë e funeralit vazhduan me rrugëtimin e fundit të trupit të mbretëreshës në zonat më të frekuentuara të saj në Londër, kryesisht ndërtesat qeveritare, për t’u përmbyllur me një ceremoni private gjatë kësaj të Hëne në kështjellën Uindsor, ku do të prehet përgjithmonë trupi i Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 Shtator në moshën 96-vjeçare. Funerali i jep fund 10 ditëve homazhe që u mbyllën në 6 e 30 të mëngjesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button