Deri të mërkurën do të zhvillohet festivali “K’tu fest”

Edicioni i 9-të i festivalit “K’tu fest” planifikohet të mbarojë më 21 shtator në Strugë, ku pritet të shfaqen vepra të ndryshme teatrale, transmeton Portalb.mk.

“Ky festival ka karakter ndërkombëtar dhe gjatë ditëve të festivalit është paraparë prezantimi i artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, raportoi Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës është mbështetëse e këtij projekti që realizohet nga Olsa dhe Xheladin Poshka.

“Festivali ndërkombëtar artistik K’tu Fest”), që e organizon Olsa dhe Xheladin Poshka, hapi dyert për artistët. Në këtë edicion të 9-të të festivalit, që mbahet në Strugë, nga data 18 deri më 21 shtator do të prezantohen vepra teatrale të autorëve vendas dhe të huaj”, raportoi Ministria.

Ky festival ka karakter ndërkombëtar dhe gjatë ditëve të festivalit është paraparë prezantimi i artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Sonte duke filluar nga ora 20:00 planifikohet Stand Up Comedy me Hasim Memishin – Sopin, Kushtrim Qerimin dhe Avni Shkodrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button