Nuk u mblodh komisioni për përdorimin e gjuhës shqipe

Mbledhja e paralajmëruar për sot e Komisionit për interpretimin e zbrazëtirave ligjore mbi përdorimin e gjuhës shqipe në kryeqytet, nuk u realizua. Mbledhja ishte paralajmëruar prej 4 ditësh nga kreu i Komunës së Çairit Izet Mexhiti. Sipas tij, anëtarët e komisionit deri tani kanë mbajtur disa takime, dhe takimi i radhës pritet të mbahet gjatë javës. Megjithatë, anulimi i mbledhjes së sotme nuk pati arsye. Në qëndrimin e fundit mbi interpretimin e zbrazëtirave ligjore mbi shqipen, Mexhiti pati theksuar seargumentet janë në anën tonë,transmeton Allsat.

 ‘Unë nuk nisem tek puna e komisionit, faktet dhe argumentet janë në anën tonë, pra këtu nuk flasim për dëshira por flasim vetëm për konstatim dhe pasje të vullnetit për implementim të ligjit. Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak por kërkojmë të implementohet ajo që është në Kushtetutë, në ligjin e qytetit të Shkupit. Ashtu siç ka filluar të implementohet diku më pak diku më shumë, pra në ndërmarrjet publike, para zyrës së kryetarit të qytetit të Shkupit, atëherë cila është arsyeja që mos të ketë shqip edhe në këto tabela të urave’, tha Izet Mexhiti,kryetar i Komunës së Çairit (28.06.2014).

Për dallim nga Mexhiti, i cili thotë se komisioni do të mblidhet këto ditë, nga qyteti i Shkupit vazhdojnë të mbeten në qëndrimin se anëtarët e komisionit do të mblidhen vetëm pas formimit të Qeverisë së Re. Kujtojmë se Kushtetuta sqaron në amendamentin V se gjuhë tjetër zyrtare është edhe ajo që flasin qytetarët e tjerë, në rast se e kalojnë 20 % e popullatës. Po ashtu, Kodi penal sanksionon ata që pengojnë qytetarin të flasë gjuhën e vetë, dënohen me 3 deri në 5 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button