Mariçiq deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër, pos Perëndimit

Në një intervistë të dhënë për Lokalno, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq theksoi edhe njëherë orientimin strategjik të RMV-së në rrugën euroatlantike, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri u pyet  nëse ekziston mundësia që vendi ynë të “kthehet kah Lindja”, si dhe për çështjen që akuzoi Bujar Osmani, në lidhje me shpenzimin e mjeteve financiare nga Rusia për ndikim në politikën e RMV-së. Ai u përgjigj duke thënë: “Lindja nuk është vendi që mund të na sigurojë reforma, liri, drejtësi, fonde evropiane dhe prosperitet.”

Mariçiq tha se vendi ynë është demokratik dhe evropian, jo sepse kështu ka vendosur kjo qeveri, por sepse ne kemi qenë në atë anë gjeografikisht, gjeostrategjikisht, politikisht dhe me vlera të njëjta ndër shekuj.

“Ne kemi qenë gjithmonë të mbështetur nga Perëndimi, si gjatë çlirimit tonë nga pushtimet, ashtu edhe gjatë krijimit të shtetit tonë dhe sot.  Sot, ajo rrugë për ne do të thotë standarde serioze, respektim serioz i lirive të njeriut, të drejta të garantuara për çdo individ dhe çdo komunitet, detyra me precizitet, përgjegjësi dhe afate për çdo institucion, për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, fonde të mëdha evropiane për investime në infrastrukturë dhe sistem.”, tha Mariçiq.

Ai gjithashtu tha se ne si vend asnjëherë nuk e kemi ndërprerë bashkëpunimin me Lindjen, por nuk është një vend që mund të na sigurojë reforma, liri, të drejta, prosperitet ekonomik dhe fonde evropiane, veçanërisht duke pasur parasysh që Rusia, me pushtimin e Ukrainës, shkeli të gjitha vlerat civilizuese, siç thekson Mariçiq, qëndrojmë si komb dhe shtet.

Pikërisht për këto arsye të lartpërmendura, tha Mariçiq, populli ynë me shekuj është në rrugën evropiane dhe se nuk ka opsion tjetër për të.

Ndryshe, nga data 15 deri më 27 shtator, në Bruksel në kuadër të procesit të skriningut RMV-BE mbahen takime për fushat dhe kapitujt e grupit të të Drejtave themelore, ku Komisioni Evropian prezanton legjislacionin e tij për këto fusha. Të gjitha këto takime zhvillohen në Bruksel, përveç takimit për kapitullin e Statistikat që u mbajt në Luksemburg.

Pas përfundimit të pjesës shpjeguese të skriningut për grupin e parë të negociatave me BE-në deri më 27 të këtij muaji, në periudhën nga 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do të bëhet skriningu bilateral, gjegjësisht proces në të cilin Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi maqedonas do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button