Hungaria u pajtua të miratojë një sërë ligjesh kundër korrupsionit për të marrë miliarda euro nga BE-ja

Qeveria hungareze tha se do të miratojë shpejt ligje të reja kundër korrupsionit dhe transparencë më të madhe në prokurimet qeveritare. Me këtë plan, Budapesti dëshiron t’i japë fund mosmarrëveshjes me Brukselin që ka bllokuar miliarda euro ndihmë nga BE-ja për Hungarinë, transmeton Portalb.mk.

Shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban tha se ligjet do të dorëzohen në parlament javën e ardhshme dhe, nëse miratohen nga ligjvënësit, do të hyjnë në fuqi në nëntor.

Ligjet e reja parashikojnë ngritjen e një organi të pavarur për monitorimin e përdorimit të fondeve të BE-së, si dhe marrjen e hapave për rritjen e transparencës së prokurimit publik.

“Qeveria pranoi një pjesë të kërkesave të Komisionit Evropian, ndërsa në fushat ku nuk mund t’i pranonim, arritëm të gjejmë një kompromis për të kënaqur të dyja palët”, tha Gergeli Gulash.

Komisioni Evropian pritej t’i rekomandonte Hungarisë pezullimin e fondeve për shkak të dyshimeve për korrupsion. Brukseli akuzon Orbanin për minimin e sundimit të ligjit dhe përdorimin e parave evropiane për të pasuruar aleatët e tij.

Hungaria duhet të marrë 5.8 miliardë euro nga fondi i BE-së për rikuperimin nga pandemia Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button