Fotovoltaikët vetëm dëshirë për pjesën e vjetër të Ohrit

Kolektorët diellorë dhe fotovoltaikët po mbijnë si kërpudha në hotele dhe kapacitetet private industriale në rajonin e Ohrit, për shkak të goditjes elektrike dhe frikës nga kriza energjetike. Burimet e rinovueshme të energjisë, të cilat me të madhe po hyjnë në vendin tonë, që ka më shumë se 280 ditë me diell, janë të mirëseardhura kudo, përveç në pjesën e vjetër të Ohrit, transmeton DW.

Për pjesën e njohur, Varosh, si dhe lagjet e tjera në bërthamën e vjetër të qytetit, kjo është vetëm një dëshirë të shkretë, por ata nuk kanë edhe leje për t’u modernizuar. Të mbrohet bërthama autentike e qytetit të vjetër ose të shmanget goditja elektrike me burime të rinovueshme të energjisë në kushte krize? Qendra turistike është e “shqyer” mes rregullave rigoroze të UNESCO-s dhe kërkesave të banorëve.

Rregulla rigoroze

Varoshi është lagje që ndodhet në pjesën e vjetër të Ohrit. Është e njohur për arkitekturën e saj unike të Ohrit dhe shtëpitë e vjetra, për ruajtjen e frymës së vjetër të zejtarëve, filigranit dhe perlat e Ohrit, për piktorët dhe skulptorët e Ohrit. Gjithashtu prej vitesh, kjo pjesë e qytetit, është edhe destinacioni më tërheqës për turistët nga mbarë bota, të cilët kërkojnë akomodim si në ambiente private ashtu edhe në hotele që po shfaqen në çdo hap. Por për banorët e lagjes Varosh vlejnë rregulla të ndryshme jetese nga pjesa tjetër e qytetit. Ata nuk guxojnë, në çatitë e shtëpive të tyre, të vendosin fotovoltaikë për të prodhuar energji elektrike, ata nuk guxojnë të zëvendësojnë qeremidet e çative në shtëpitë e tyre me llamarina, instalimi i kolektorëve diellorë, me ngrohës uji që ngrihen lart mbi çati janë “mëkat që s’guxon të shihet” për pamjen panoramike e qytetit, ndërsa kondicionerët që varen jashtë shtëpive dhe shihen nëpër rrugët e ngushta ku ecin turistët – janë pamje e padëshiruar dhe e ndaluar.

Banorët e qytetit të vjetër të Ohrit janë vazhdimisht të diskriminuar nga vendi i tyre, thotë Erhan Su: Foto: privat

“Banorët e qytetit të vjetër në Ohër janë vazhdimisht të diskriminuar nga shteti i tyre. Ndonëse shteti mburret me perlën e tij në Ballkan në çdo hap, veçanërisht me pjesën e vjetër të qytetit, ai nuk u ndihmon banorëve, të cilët jetojnë në atë pjesë të qytetit të jenë të paktën të barabartë me bashkëqytetarët e tyre nga e gjithë Maqedonia. Shteti thjesht harron se pjesa e vjetër e qytetit është qytet i gjallë, në të cilën më shumë se 90 për qind shtëpitë janë të banuara. Njerëzit, të cilët jetojnë këtu, kanë të njëjtat nevoja, të njëjtat probleme si bashkëqytetarët e tyre në të gjithë Maqedoninë”, tha për DV Erhan Su, pronar i lokalit Liquid në pjesën e vjetër të qytetit.

Qyteti i vjetër – PO, qytet i vdekur – JO

Por për banorët e qytetit të vjetër ka një milion ndalesa, për çdo veprim apo përmirësim të jetës së tyre. Aktualisht ndalesa më e rëndësishme është ndalesa për vendosje të fotovoltaikëve në çatitë e shtëpive ose objekteve hotelierike. “Në këtë pjesë të qytetit janë rreth njëqind objekte komerciale, për të cilët energjia elektrike është rritur nga 300 deri në 500 për qind. Asnjë prej tyre nuk ka mundësi të vendosë fotovoltaikë në çati, sepse është e ndaluar me ligjin ekzistues”, thotë Erhani.

Nëse ky problem nuk fillon të trajtohet për të gjetur zgjidhje, një numër i madh i objekteve komerciale në pjesën e vjetër të qytetit do të mbyllin dyert, pasi s’kanë mundësi ta zgjidhin problemin me energjinë elektrike. “Kjo u është ndaluar edhe atyre që duan të investojnë në fotovoltaikë dhe të kalojnë në eko-momente alternative për të prodhuar energji elektrike”, vë në pah bashkëbiseduesi ynë.

Listë e plotë rregullash

Panelet diellore, kolektorët diellorë, kondicionerët, madje edhe antenat satelitore të vendosura në shtëpitë në pjesën e vjetër të Ohrit, janë përfshirë në raportin e fundit të UNESCO-s, në të cilin janë bërë vërejtje të shumta për gjithçka që e kërcënon statusin e qytetit. Në Ohër nuk ka asnjë central fotovoltaik, sepse sipas këtij plani mund të ndërtohet në vetëm 40% të parcelës, që ekonomikisht nuk shpaguhet për investitorët.

Afati për përmbushjen e rekomandimeve po afrohet me shpejtësi, ndërsa kriza energjetike i ka detyruar shumë njerëz që të instalojnë, në heshtje, ngrohësit diellore të ujit dhe kondicionerët dhe të shpresojnë se inspektimet nuk do t’i ndëshkojnë.

Inspektorët, të cilët mund të numërohen me gishtat e një dore, dalin në terren, por vetëm pas denoncimeve nga qytetarët. Ata dërgojnë udhëzime, kërkojnë prej banorëve nën kështjellën e Samuilit të heqin instalimet e vendosura në mënyrë të palejueshme, por rrallë kush u bindet udhëzimeve të tyre.

“Megjithatë, dita kur do ta kenë patjetër t’i heqin, do të vijë”, thotë për DV Bogdan Nasteski-German, shef i departamentit për planifikim urban dhe menaxhim të tokës ndërtimore në Komunën e Ohrit.

Kriza energjetike ka detyruar shumë njerëz që të instalojnë, në heshtje, ngrohje diellore të ujit dhe kondicionerë dhe shpresojnë se inspektimet nuk do t’i ndëshkojnë Foto: Daniela Trpçevska Zafirovska

Kërkesa rigoroze

Vërejtjet e UNESCO-s për bërthamën e vjetër të qytetit janë shumë rigoroze, konfirmojnë nga Komuna e Ohrit dhe Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu i Ohrit. “Duhet patjetër ruhet pamja autentike dhe ambientale e qytetit, të gjithë banorët e pjesës së vjetër të qytetit janë të detyruar të kenë çati me qeremide kuqe turke, llamarina nuk lejohet. Njësitë e jashtme të kondicionerëve gjithashtu duhet të hiqen, veçanërisht nëse gjenden në anën e rrugës, thotë Nasteski.

Në komunë thonë se janë të vetëdijshëm për shqetësimet e banorëve të zonës, të cilët jetojnë kryesisht nga turizmi dhe përpiqen të ulin shpenzimet për energji elektrike. “Ata duhet të jetojnë dhe të funksionojnë në pjesën e vjetër të qytetit, prandaj do të jetë e nevojshme të gjendet zgjidhja më e përshtatshme për nivelin e subvencionit dhe t’u ndihmohet që kondicionerët t’i zëvendësojnë vetëm me njësi të brendshme”, thotë kreu i urbanizmit në komunë.

Por në terren vihet re se rregullat janë aty për t’u thyer – kështu, derisa disa janë të guximshëm dhe modernizohen për të kursyer energji elektrike, të tjerët kanë frikë t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre që po shkatërrohen, sepse me planin e UNESCO-s në zona të caktuara kjo nuk lejohet.

Goran Patçev nga Instituti dhe Muzeu i Ohrit, për DV, thotë se në periudhën e kaluar, nga banorët në pjesën e vjetër të qytetit, ka pasur disa kërkesa për vendosjen e kolektorëve diellorë, por ato janë refuzuar. “Ky problem përsëritet prej kohësh. Prandaj po kërkohen zgjidhje për t’ua përmbushur mundësinë atyre të cilët duan të investojnë në burimet e rinovueshme të energjisë”, thotë Patçev.

Vërejtjet e UNESCO-s për bërthamën e vjetër të qytetit janë shumë rigoroze Foto: Daniela Trpçevska Zafirovska

Zgjidhje

Në lojë, ndër të tjera, është blerja e çative diellore, të cilat janë duken si qeremide dhe janë me ngjyrë të kuqe, por që njëkohësisht kanë efikasitet energjetik. “Çatitë e kuqe duhet të dominojnë pamjen panoramike të qytetit. Është rregull nga i cili nuk mund të ketë devijim. Nëse qytetarët vendosin fotovoltaikë në çati, për të qenë investim i cili shpaguhet, është e nevojshme të vendosin panele në të paktën njëzet metra katrorë të çatisë. Kurse, me këtë do të shkelen rregullat për pamjen e bërthamës së vjetër”, thotë Patçev.

Zgjidhje kërkohet edhe për kondicionerët e diskutueshëm – një nga zgjidhjet e mundshme është blerja e kondicionerëve vetëm me njësi të brendshme, ose vendosja e njësisë së jashtme në një vend të fshehtë, ku nuk do të “bie në sy”. Zgjidhje e ngjashme shihet edhe për ngrohësit diellorë të ujit, të cilët mund të vendosen në një pjesë të fshehur nën çati, në vend të konstruksioneve për mbajtjen e tyre lartë mbi çati.

Zgjidhje të ngjashme janë në lojë edhe për dyqanet në Çarshinë e Vjetër në Ohër, që duhet të maskojnë kondicionerët me tabela metalike, që nuk janë fluoreshente, ose me reklama, që do të ruajnë pamjen autentike të kësaj pjese të qytetit.

Esnafi mendon se është e papranueshme që rregulla të tilla rigoroze të zbatohen për bërthamën e vjetër të qytetit në Ohër. Ata kërkojnë që çështja të shqyrtohet seriozisht nga institucionet vendase, por edhe të dërgohet një kërkesë në UNESCO, ku do ta bëjnë të qartë se në mes të krizës energjetike, kërkesat rigoroze për pjesën e vjetër të qytetit duhet të zbuten.

“Sidomos duke pasur parasysh rolin e shfrytëzimit të energjisë diellore dhe mbrojtjen e mjedisit. Është nebuloze që nuk lejohet vendosja e fotovoltaikëve në pjesën më të frekuentuar të qytetit, ku gjendet numri më i madh i objekteve akomoduese për turistët”, thonë nga Esnafi i Ohrit për DV.

Erhan Su e sheh daljen nga kjo situatë në dy zgjidhje: ndryshimin e zgjidhjes ligjore dhe të lejohet instalimi i fotovoltaikëve në objektet e pjesës së vjetër të qytetit, ose subvencionimin e të gjitha objekteve me adresë në pjesën e vjetër të qytetit me minimum 50. % e faturave të tyre të energjisë elektrike.

“Të gjejmë një zgjidhje dhe të mos lejojmë që pjesa e vjetër e qytetit të Ohrit të kthehet nga një qytet i vjetër në qytet të vdekur”, apelon ai.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Ditë më parë nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Nga ana tjetër, termocentralet e Maqedonisë së Veriut (ESM) kanë për detyrë të aktivizojnë të gjitha kapacitetet prodhuese dhe të prodhojnë 25 për qind më shumë energji elektrike se vitin e kaluar, në mënyrë që vendi të kapërcejë krizën energjetike. Gjithashtu, kompania private “TE-TO” duhet të përfshijë plotësisht kapacitetet e saj dhe të bëjë energji që do t’u shitet kompanive nën çmimet e bursës, të cilat tani janë shumë të larta dhe siç thonë kompanitë nuk mund t’i mbajnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button