Tërmet i fuqishëm në Tajvan

Një tërmet i fortë tronditi pjesën më të madhe të Tajvanit të dielën, duke rrëzuar një ndërtesë trekatëshe dhe duke bllokuar përkohësisht në të katër persona, të cilët u shpëtuan më vonë.

Po si pasojë e tërmetit një tren pasagjerësh doli pjesërisht nga shinat, sipas VOA rrëshqitjet e dheut në një shpat mali bllokuan rreth 400 turistë.

Pjesa më e madhe e dëmeve duket të ndodhur në veri të epiqendrës së tërmetit në qytetin Chishang.

Tërmeti me magnitudë 6.8 ishte më i madhi mes dhjetëra që kanë tronditur bregun juglindor të ishullit që nga mbrëmja e së shtunës, kur një tërmet 6.4 goditi të njëjtën zonë. Deri tani autoritet nuk kanë njoftuar për lëndime të rënda.

Sipas zyrtarëve mbi 7,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button