BE bën thirrje për tribunal ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë

Presidenca e Bashkimit Evropian bëri thirrje për tribunal ndërkombëtar për pushtimin rus të Ukrainës, transmeton Portalb.mk.

Thirrja nga Republika Çeke, ku aktualisht po zhvillohet presidenca, vjen pas zbulimit të qindra varreve në Izium, një qytet që pothuajse u çlirua nga trupat ukrainase.

Sipas BBC, besohet se shumica e të vdekurve të gjetur ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

“Ne qëndrojmë për dënimin e të gjitha krimeve të luftës”, tha ministri i Jashtëm çek.

Autoritetet ukrainase besojnë se krime lufte janë kryer në Izium, ku deri më tani janë gjetur 59 trupa dhe të tjerë pritet të gjenden në pyllin në periferi të qytetit.

“Sulme të tilla kundër popullatës civile në shekullin e 21-të janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Unë bëj thirrje për krijimin e shpejtë të një tribunali special ndërkombëtar që do të ndjek penalisht krimin e agresionit”, tha Lipavski.

Zbulimi i varreve nëntokësore erdhi pasi trupat ukrainase vazhduan një kundërofensivë në pjesën verilindore të vendit.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se kundërofensiva e Ukrainës nuk do të ndryshojë planet ushtarake të Rusisë për Ukrainën lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button