OKB: Talibanët të rihapin shkollat për vajzat afgane

Kombet e Bashkuara bënë thirrje që talibanët të rihapin shkollat e mesme për vajzat në Afganistan, pasi vendimi i ndalimit të së njëjtës rreth një viti më parë cilësohet si tragjik, transmeton Portalb.mk.

Talibanët pasi vitin e kaluar morën pushtetin në Afganistan ndaluan vajzat të shkojnë në shkolla të mesme, të njëjtat i hapën vetëm për djemtë.

Edhe pse në mars pati tentativë për t’u rihapur të njëjtat edhe për vajzat, ajo zgjati vetëm disa orë dhe përsëri u mbyllën.

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje talibanëve që lejojnë vajzat të shkollohen.

“Një vit i humbur i dijes dhe i mundësisë që nuk do të kthehet kurrë, Vajzat e kanë vendin në shkollë. Talibanët duhet t’i lejojnë që ato të kthehen në shkolla”, shkroi  Guterres.

Miliona vajza në Afganistan mbeten në privuara nga arsimi në të gjithë vendin. Ndërkaq, ka vetëm disa shkolla të mesme që janë ende të hapura por në disa provinca larg kryeqytetit.

Talibanët gjithashtu ua kanë ndaluar grave të punojnë punë qeveritare dhe i kanë detyruar  të mbulohen kur të dalin në publik.

Talibanët pushtetin e morën me 15 gusht të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button