Sllavço Temelkovski është kryetar i ri i Parlamentit Studentor në UKM

Sllavço Temelkovski është kryetar i ri i Parlamentit Studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup (UKM), transmeton Portalb.mk.

Dje Parlamenti Studentor i Universitetit informoi se delegatët e zgjodhën kryetarin e ri përmes zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe kështu fillon punën përbërja e tretë e mandatuar e këtij parlamenti.

Kryetarja e mëparshme ishte Eva Cvetkovska, së cilës i skadoi mandati para disa muajsh. Nga prilli i këtij viti, kur i mbaroi mandati, deri në zgjedhjen e djeshme të presidentit të ri, Cvetkovska e mbante pozitën e ushtrueses së detyrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button