Sot në Shkup regjim i veçantë në komunikacion, shkak gare në atletikë

Gjatë ditës së sotme do të ketë regjim të veçantë në qarkullimit do të në Shkup. Siç njoftoi Ministria e Brendshme, nga ora 08:00 do të zhvillohet gara atletike rrugore “Colorran 2022”, e organizuar nga klubi atletik “Korrunners”, transmeton Portalb.mk.

Rrugët në të cilat tdo të vlejë ky regjim janë: Rruga “Bellasica”, Bulevardi “Goce Delçev”, Bulevardi “Krste Petkov Misirkov”, Rruga “Dimitar Vlahov”.

Gara do të fillojë në rrugën “Bellasica” para East Gate Mall, atletët do të kalojnë në rrugët e lartpërmendura dhe përsëri do të kthehen në pikën fillestare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button