Një 28-vjeçar nga Gostivari është vrarë me armë zjarri

Sonte një 28-vjeçar nga Gostivari është vrarë me armë zjarri, konfirmojnë për Portalb.mk nga SPB Tetovë.

Sonte (17-shtstor) rreth orës 19:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button