“Njerëzit për njerëzit” – u shënua 30 vjetori i bashkëpunimit Gjermani-Maqedoni

Tridhjetë vjet bashkëpunim Gjermani-Maqedoni, mësim njëri prej tjetrit, ndërtim të urave mes vendeve dhe njerëzve tanë. Shumë projekte janë dëshmi për këtë bashkëpunim.

Qëllimi i vendit ishte dhe është që të ecë përpara në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik, të ketë zhvillim të qëndrueshëm për jetë më të mirë të njerëzve në harmoni me natyrën dhe mjedisin jetësor, theksoi ambasadorja gjermane, Anke Holshtajn në fjalimin e saj në festën me rastin e bashkëpunimit tre dekadësh mes Gjermani dhe Maqedonisë së Veriut që është mbajtur te Shkolla në Parkun Qendror.

Projektet, siç theksoi, janë zbatuar nga pjesëmarrës të ndryshëm gjerman përfshirë edhe nga ambasada në koordinim të ngushtë dhe bashkëpunim me partnerët në Maqedoninë e Veriut.

“Shtatë nga pjesëmarrësit gjerman janë të pranishëm këtu që të mundeni më mirë t’i njihni. Instituti Gëte përkushtohet për këmbim kulturor – nëpërmjet muzikës, filmit dhe artit, dhe kuptohet për punën me gjuhën tonë të rëndë gjermane. Shërbimi gjerman për këmbim akademik kujdeset për këmbim në fushën e arsimit dhe programeve studimore. Delegacioni i ekonomisë gjermani i mbështet ndërmarrjet gjermane në Maqedoni dhe ndërmarrjet e Maqedonisë të cilat janë aktive dhe mirëmban rrjet të gjerë. Fondacionet tona politike “Korad Adenauer” dhe “Fridrih Ebert” kujdesen për arsimimin politik dhe respektim të demokracisë”, tha Holshtajn.

Banka Kreditore për Rinovim KFV, shtoi ambasadorja gjermane, mbështet financiarisht projekte për zhvillim të qëndrueshëm para se gjithash në fushën e mjedisit jetësor dhe energjisë. Shoqata Për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, mbështet, planifikon dhe financon projekte të ndryshme të orientuara drejt të ardhmes.

Shënimi i 30-vjetorit të bashkëpunimit Gjermani – Maqedoni e Veriut, e ka organizuar Ambasada e Gjermanisë dhe është i shoqëruar me program kulturor dhe aktivitetet argëtues në Parkun e Qytetit në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button