Policia ka arrestuar katër persona në Çair dhe Butel, janë gjetur armë, municion dhe drogë

Policia mbrëmë ka arrestuar katër persona në Çair dhe Butel te të cilët ka gjetur armë, municion dhe drogë. Nga MPB kumtojnë se stacionet policore Çair dhe Bit Pazar në periudhën prej orës 20 deri në 1 në mesnatë kanë vepruar sipas planit operativ bashkë me përfaqësuesit e Njësisë për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve, Njësisë për Polici Intervenuese, Sektorit për Polici Kriminalistike, Njësisë për Tregti të Palejueshme dhe Njësisë për Shpërndarje të Shpejtë, gjatë së cilës kanë zbatuar masa përforcuese, njofton Portalb.mk.

50 minuta pas mesnate (17 shtator) në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” janë privuar nga liria 42-vjeçari S.C. nga Shkupi te i cili është gjetur pistoletë “Glok 9×19”, dy korniza për pistoletë dhe 30 plumba. Dhjetëra minuta më vonë në bulevardin “Kërste Misirkov” janë privuar nga liria 24-vjeçari A.Q. nga Shkupi tek i cili është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Në stacion, sipas kumtesës së MPB-së, janë arrestuar edhe 25-vjeçari S.D. nga fshati i Shkupit Gërçec dhe 42-vjeçari E.J. nga Shkupi.

S.D. është arrestuar rreth orës 22 në rrugën “Kemal Sejfulla” pasi që tek ai është gjetur një revolver “Taurus in” dhe shtatë plumba. E.J., është arrestuar në të njëjtën kohë në rrugën “Cetinska” dhe tek ai është gjetur pistoletë “Sig Sauer” dhe dy korniza me 17 dhe 15 plumba.

Në aksionin e koordinuar të policisë janë marrë edhe tre automjete dhe janë konstatuar 53 shkelje sipas Ligjit për Siguri në Komunikacion të Rrugëve dhe shtatë sipas Ligjit për Vetura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button