Paguesit e rregullt të rrymës në garë për shpërblimet “Familje e lumtur”

Sonte tre familje të cilët rregullisht i paguajnë faturat e energjisë elektrike do të garojnë në lojën shpërblyese të EVN Maqedonisë “Familje e lumtur”. Gjatë katër lojërave shpërblyese, tre familje të do të garojnë për shpërblimin në të holla nga 1.000, 500 dhe 300 euro. Kjo është një lojë shpërblyese ku të gjithë fitojnë, ndërsa përmes kësaj EVN Maqedoni shpërblen besimin e konsumatorëve të tyre të cilët rregullisht i paguajnë faturat.

Javën e kaluar, në promovimin e parë të këtij edicioni garuan familje me personalitete me ndikim në Maqedoni, ndërsa të hollat u shpërndanë për Konviktin “Goce Dellçev” nga f. Lubenc, për Institutin për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve – Shkup dhe për Organizatën e qytetarëve për trajtimin e fytyrave me Autizëm, ADHD dhe sindromit Asperger “NË BOTËN TIME”- Shkup. EVN Maqedoni dyfishoi fondin e lojës shpërblyese me çka fondet shtesë i donoi për ndihmë tek viktimat e përmbytjeve në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci. EVN si shtesë do të dërgojë ndihmë edhe tek viktimat e përmbyetjeve në aksionin e Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë.

“Familje e gëzuar” fillon më 19.05.2014, ndërsa do të emitohet në TV Alfa çdo të hëne të dytë me fillim në ora 19.15 pas lajmeve qendrore. Në të njëjtën ditë ky emision do të emitohet edhe në TV Alsat M me fillim në ora 22.15 në gjuhën shqipe. Befasitë e reprizës të lojës shpërblyese tek dy televizionet do të emitohen edhe gjatë fundjavës.

Lajme të ngjashme

Back to top button