Policia financiare dhe PTHP pas një lajmërimi kanë hyrë në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup

Ekipet e Policisë Financiare dhe Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dje, pas një njoftimi, kanë hyrë në NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi për të kontrolluar tenderin për Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza. Këtë informacion e konfirmuan drejtori i ri i ndërmarrjes publike Marjanço Mitovski dhe kryetarja e Shkupit Danela Arsovska, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Mitovski theksoi se procedura për impiantin për trajtimin e ujërave të zeza nuk është i rrezikuar në asnjë mënyrë dhe se vlerësimi i ofertave vazhdon, pa asnjë ndërhyrje nga ana e tij.

Arsovska para disa ditësh njoftoi se do të dorëzojë dokumente në Prokurori për, siç tha, “rregullimin” e tenderit për Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Vardar, projekt i cili financohet me kredi të Bankës Evropiane për Investime (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), vlera e së cilës është 136 milionë euro.

Për këtë arsye ajo e shkarkoi drejtorin Zllatko Perinski, i cili më pas tha se investitori – Banka Evropiane për Investime, nuk lejon të bëhet ndryshimi i komisionit, gjë që ajo e kërkon.

Si argument në favor të tij, Perinski dje e publikoi opinionin e BEI-së në të cilin thuhet se çdo hap i kompanisë të cilën ai (Perinski) e menaxhonte ishte në përputhje me rregullat dhe procedurat.

Gjithashtu, sipas BEI-së, përpjekjet për të rishikuar strategjinë e prokurimit, pa arsyetim adekuat në këtë fazë të procesit të vlerësimit, ose mospërputhja me parimet e konfidencialitetit, mund të shkaktojë vonesa të konsiderueshme në procesin e prokurimit dhe në atë mënyrë mund të rrezikojë dispozicionin e fondeve. .

Kah fundi i qershorit të këtij viti, pas një sëre njoftimesh për fillimin e punëve ndërtimore në këtë objekt në afërsi të fshatit Trubarevë, me të cilin duhet të zgjidhet problemi i trajtimit të ujërave të zeza që vazhdimisht derdhen në lumin Vardar nga mbi 500.000 banorë të kryeqyteti dhe i cili daton në vitin 2019, për Meta.mk, nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup deklaruan se procedura e vlerësimit teknik dhe financiar të ofertave të pranuara në tender është në vazhdim e sipër dhe kjo procedurë pritet të zgjasë një periudhë prej 3 deri në 6 muaj dhe është ende në zhvillim e sipër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button