Ristovski: Testimi Ekstern zhvillohet me sukses

Ministri për Arsim dhe Shkencë, Spiro Ristovski, thotë se testimi ekstern i cili ka filluar sot po realizohet me sukses, pa problem teknike. Sot nxënësit nga klasa e katërt deri në klasën e tetë në shkollat fillore dhe në shkollat e mesme ata të vitit të tretë i  janë nënshtruar testimit të parë nga gjithsej dy lëndë.

Sot kanë marrë pjesë në testim 77,000 nxënës në 680 shkolla fillore dhe ët mesme.

Përparësi do të ketë filloristët të cilët të parët do t’i dinë rezultatet e testitimit të cilët do jepen në etapa sepse duhet që të nxitojnë që të regjistrohen në shkollë të mesme.

Sipas Ristovskit, vetëm në shkollën “Mihajllo Gramenov”, në Cucer Sandevo testimi është shtyrë për nesër, për shkak se nuk ka pasur rrymë. Deri në orën mesditë  370 shkolla kanë lajmëruar se e kanë kryer testimin ekstern.

Ristovski tha se nxënësit të cilët kanë vërejtje në rezultatin nga testimi ekstern mund të shtrojnë ato në Qendrën shtetërore për ekzaminim në afat prej tre ditëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button