Nesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që nesër do të ketë kufizime në një pjesë të komunikacoonit në Qytetin e Shkupit për shkak garës me biçikleta dhe festivali për fëmijë, transmeton Portalb.mk.

“Gara do të zhvillohet në trasën në vijim – nisja në rrugën “Dimitrie Çupovski” te porta “Maqedonia”, në rrugën “11 Tetori” drejt objektit të Kuvendit të RMV-së deri në kryqëzimin me rrugën “Filip Vtori Makedonski”,majtas përgjatë rrugës “Filip Vtori Makedonski” deri në hyrje të QTQ. Më pas kalojnë nën QTQ dhe arrijnë në Porta Maqedonija, ku vazhdojnë drejt përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski” deri te kryqëzimin me rrugën “Dame Gruev” afër Paloma Bianka dhe mbrapa përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski” deri në pozicionin e startit-mbarimit”, sqarojnë nga Policia.

“Kupa e Qytetit të Shkupit 2022”, e organizuar nga Federata e Biciklestëve të Maqedonisë, do të fillojë prej orës 16:00. Ndërkohë do të mbahet edhe Festivali i parë ndërkombëtar folklorik për fëmijë, aktivitetet e së cilës do të realizohen në pjesë të rrugës “Gjorçe Petrov”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button