Loja e rreme në Tehno Fans: Tehnomarket nuk dhuron 500 lavatriçe

Një faqe e rreme në Facebook me emrin “Tehno Fans”, shpërndau një postim të rremë në lidhje me një lojë shpërblyese , kinse dyqani i njohur Tehnomarket, dhuron 500  lavatriçe, shkruan Vërtetmatës.mk.

Në faqen zyrtare në Facebook të “Tehnomarket Maqedoni” nuk gjendet asnjë postim me këtë përmbajtje. Kjo nuk është hera e parë që faqja e rreme në Facebook “Tehnomarket Fans” ka shpërndarë lotari të rreme kinse dhuron lavatriçe.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në qershor të këtij viti, kur Tehnomarket Maqedoni paralajmëroi ndjekësit e tyre se bëhet fjalë për mashtrim.

Ajo që kërkohet nga ndjekësit e faqes është të shpërndajnë postimin, ta komentojnë në të dhe të regjistrohen në një link. Faqja në Facebook e krijuar më 13 qershor dhe ka mbi 9000 ndjekës.

Në njoftim e kësaj faqeje të rreme thuhet:

“Lajm i mirë, kemi kënaqësinë të njoftojmë se do të dhurojmë 500 lavatriçe që nuk mund të shiten për shkak të gërvishtjeve të vogla dhe dëmtimeve të vogla, të gjitha këto lavatriçe ende punojnë mirë, kështu që ne do t’i japim në mënyrë të rastësishme kujtdo që shpërndanë dhe shkruan “U kry”, hapi i fundit që duhet të bëni është të klikoni në këtë lidhje që emri juaj të regjistrohet si fitues zyrtar i lojës tonë.”

Nëse hapni lidhjen e lënë për regjistrim, do të shihni se ka logon zyrtare të “Tehnomarket Maqedonia” dhe udhëzime të reja me një buton regjistrimi:

“Ne jemi të gëzuar t’ju japim një shans për të fituar. Ju lutemi vini re se ju duhet të verifikoni emrin tuaj këtu, ju lutemi klikoni butonin e regjistrimit më poshtë për të regjistruar emrin e llogarisë tuaj në Facebook si fitues zyrtar dhe do ta merrni çmimin nga ne, nëse nuk i plotësoni të gjitha këto hapa, çmimi do t`i jepet dikujt tjetër.”

Në komentet poshtë postimit, për pyetje të ndryshme nga ndjekësit, vijon e njëjta përgjigje nga faqja:

“Kyqja juaj është pothuajse e përfunduar. Ju fillimisht duhet të përfundoni procesin e validimit. Për ta bërë këtë, thjesht ndajeni këtë postim në 8 grupet aktive në të cilat jeni anëtarë. Pasi të kemi mbaruar, na duhen 24 orë për të kontrolluar gjithçka. Faleminderit dhe suksese!”

Postimi në kohën e rishikimit tonë ka 3 mijë komente dhe 1,9 mijë shpërndarje.

Në faqen zyrtare në Facebook të “Tehnomarket Maqedonia” nuk gjendet asnjë postim me këtë përmbajtje.

Në faqen zyrtare të Tehnomarket, shkruajnë:

“Të nderuar klientë,

TEHNOMARKET MAQEDONI ju njofton se është shfaqur një faqe e rreme në Facebook e cila përdor emrin dhe logon e kompanisë sonë dhe me një lojë shpërblyese të rreme tenton të abuzojë me të dhënat tuaja personale dhe t’ju mashtrojë.

Emri i kësaj faqeje është TehnoMarket FANS, nëse tashmë i keni ndarë të dhënat tuaja me këtë faqe, fshijini menjëherë dhe raportoni faqen tek administratorët e Facebook-ut, dhe nëse dyshoni se të dhënat tashmë janë keqpërdorur, njoftoni Departamentin e Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme.

TEHNOMARKET MAQEDONIA DOOEL Shkup distancohet nga të gjitha veprimet që kanë ndodhur përmes faqes së rreme në Facebook. Ju paralajmërojmë të mos bini pre, të mos lini të dhënat tuaja dhe të mos merrni pjesë në lojën shpërblyese prapa së cilën nuk qëndron faqja zyrtare e Tehnomarket.

Faqja e vetme në Facebook e Tehnomarket Maqedoni është https://www.facebook.com/TehnomarketMakedonija/ dhe faqja e rreme është raportuar në organet kompetente.

Me respekt,

Tehnomarket Maqedoni DOOEL Shkup.”

Duke marrë parasysh se vetë faqja në FB është e dyshimtë, si dhe fakti që kompania “Tehnomarket Maqedoni” nuk ka njoftim në faqen e saj zyrtare në Facebook për lojë shpërblyese me të cilën jepen falas 500 lavatriçe, postimin e vlerësojmë si të pavërtetë dhe mashtrues. Natyrisht, qëllimi i faqes së rreme në Facebook është të mashtrojë dhe manipulojë qytetarët për të mbledhur të dhënat e tyre personale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button