Shpallje e MPB-së për angazhimin e 40 vullnetarëve

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs përmes së cilës kërkon 40 kandidatë për vullnetarizëm gjatë periudhës së verës prej 15 qershorit deri më 15 shtator të këtij viti. Në shpalljen, në pesë ditët e ardhshme mund të aplikojnë studentë të fakulteteve nga fusha e studimeve juridike, të sigurisë dhe ekonomike.

MBP kërkon 25 vullnetarë nga studimet juridike dhe të sigurisë, 15 nga të cilët do të angazhihen në selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga 2 në sektorët për punë të brendshme në Manastir dhe Veles, dhe nga 1 në sektorët Shkup, Kumanovë, Tetovë, Ohër, Strumicë dhe Shtip.

Nga studimet ekonomike kërkohen 13 vullnetare, nga të cilat tre në selinë e MPB-së, nga dy në sektorët në Veles dhe në Manastir dhe nga 1 në sektorët në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Ohër, Strumicë dhe Shtip.

Për punë vullnetare në selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme kërkohen 2 vullnetarë, studentë të Fakultetit elektro-teknik pranë Fakultetit matematiko-natyror ose Fakultetit natyror-shkencor.

Kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë për vullnetarizëm duhet të dorëzojnë dokumentacion të rregullt, që duhet të përmbajë: konfirmim për statusin e studentit të institucionit të arsimit sipëror në të cilën kandidatët studion, letër motivuese, biografi të shkurtër me të dhëna për kontakt (numër telefoni dhe adresë banimi).

Dërgimi mund të bëhet personalisht ose me postë, me shenjë “Për thirrjen publike për aplikimin e kandidatëve për vullnetarizëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button