fbpx

Kremlini i copëtuar nga propaganda e vet dhe nga kritikat gjithnjë e më të zëshme për iniciativën realisht të humbur në Ukrainë

Pasojat e zhvillimit të fundit në Ukrainë për Kremlinin janë ende të paqarta, por ekspertët thonë se nëse kundërofensiva ukrainase vazhdon me të njëjtin ritëm, do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Putinin të paraqitet si strateg i fortë. Ai ka ndërtuar për më shumë se dy dekada një imazh të vetes si një strateg i fortë ushtarako-politik dhe drejtues në skenën politike ndërkombëtare, i cili mund të tejkalojë liderët perëndimorë dhe t’i kthejë Rusisë lavdinë e saj të mëparshme, megjithëse ky ishte vetëm fiksimi i tij personal, ai përballet me sfidën më të madhe në karrierën e tij, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan: Zoran Bojarovski

Në fillim të shtatorit, ushtria ukrainase nisi një ofensivë në rajonin Kharkiv, me çka pasoi tërheqja e trupave ruse që nga fillimi i luftës.

Megjithëse Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi teknikisht tërheqjen, ajo përsëri pohoi se qëllimi i këtij “operacioni” të ri ishte konsolidimi i trupave të saj në Donbas dhe jo tërheqja përpara ofensivës së ushtrisë ukrainase dhe e përdorën dhe përsëritën termin – “peregrupirovka”, d.m.th. rigrupim.

Ky term, si dhe terma dhe vlerësime të tjera propagandistike për atë që ndodhi në terren nga 9 deri më 11 shtator, ishte një emërues i përbashkët i mediave dhe gazetarëve me ndikim rusë.

Eksperti televiziv Dmitry Kiseljov në “Lajmet e javës” në kanalin televiziv “Russia-1” tha se në përpjekjet për të parandaluar rigrupimin e forcave ruse, ushtria ukrainase pësoi humbje të mëdha dhe se ushtarët rusë arritën të stabilizojnë situatën dhe të shmangin rrethimin.

Në pjesën për ofensivën e Ukrainës në Kupjansk, një reporter që u inkuadrua në transmetimin e Kiseljov pohoi se forcat ukrainase qëlluan mbi zonat e banuara civile dhe se njësitë e tyre ishin nën komandën e mercenarëve perëndimorë.

Shikuesve iu tha gjithashtu se trupat ukrainase në rajonin Kherson “nuk ishin në gjendje të siguronin përfitimet që dukeshin të mundshme në fillim të ofensivës” dhe se kjo ishte arsyeja pse trupat ukrainase filluan “terrorizimin e civilëve”.

Kiseljov pohoi gjithashtu se ukrainasit po kryenin operacione “pastrimi” në territoret e pushtuara dhe se “neo-nazistët” po kërcënonin të vrisnin civilët që arrinin të merrnin pasaportat ruse.

“Gjithë kjo është shumë e trishtueshme”, përfundoi Kiseljov në emisionin “Lajmet e javës” në kanalin televiziv Rusia-1 më 11 shtator.

Drejtuesja e “Revista javore” në televizionin NTVIrada Zeinalova, pa hyrë në detaje për operacionet ushtarake në terren, përfshiu në emision informimin e zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov, i cili tha se është në rrjedhë “një operacioni për transferimin e ushtarëve nga drejtimi Izum-Balaklia për të forcuar pozicionet në rajonin e Donetskut”.

Në një segment të emisionit të Zeinailova, i filmuar në terren në Ukrainë, pretendohet se luftimet në rajonin e Kharkivit po vazhdojnë, por se “skenari i rastit më të keq – rrethimi i forcave ruse që Ukraina dëshiron – nuk është realizuar”.

Për më tepër, reporteri nga terreni, forcat “ukrainase-amerikane-evropiane” ishin në një pozicion të dobët sepse nuk kishin aq fuqi luftarake sa gjerësia e frontit, dhe se Ukraina vazhdon të “përhapë raporte të rreme për fitore”.

Edhe në emisionin e dytë politik më të ndjekur në Rusi 1, “Koha javore” në edicionin e 11 shtatorit, i cili transmetohet në orën 21:00, pothuajse nuk u përmend tërheqja e ushtrisë ruse në veri-lindje të Ukrainës.

“Luftime të ashpra në ditët e fundit: Eliminimi i militantëve të mbetur, të cilët pësuan humbje të mëdha në përpjekje për të depërtuar në Kherson; Çlirimi i pjesëve të rëndësishme strategjike të Donetskut dhe rigrupimi i trupave”, tha prezantuesi në njoftimin e emisionit.

Edhe në këtë emision i ftuar ishte Konashenkov, i cili foli për humbjet e Ukrainës.

Për “bërjet e ushtarëve dhe komandantëve gjatë rigrupimit në Ukrainë” raportoi korrespondenti i televizionit nga Ukraina dhe përsëriti qëndrimin e Ministrisë së Mbrojtjes se “operacioni për organizimin e transferimit të ushtarëve nga zona Izium-Balaklia në Donetsk” është duke u zhvilluar.

Nga ana tjetër, mediat botërore raportuan për tërheqjen e njësive ruse dhe treguan se si ata lanë pas një numër të madh të automjeteve të blinduara dhe makinerive të tjera të shkatërruara, madje edhe municioneve.

Pasuan reagimet e indinjuara nga figurat me ndikim dhe blogerët e luftës në Rusi, si ai ishin edhe më të ashpra. Zahar Prilepin, kanali i të cilit në rrjetin social Telegram ka më shumë se 250,000 abonentë, i përshkroi ngjarjet në Kharkiv si një “katastrofë” dhe një dështim i madh i inteligjencës ruse, gjë që është një pikë veçanërisht e fortë duke pasur parasysh se vetë Putini vinte nga KGB.

Edhe Igor Strelkov, ish-kreu i formacioneve paraushtarake pro-ruse në Donetsk, vuri në dukje përgatitjen dhe stërvitjen e dobët të ushtarëve rusë të dislokuar në atë territor dhe shtoi se aviacioni rus gjithashtu dështoi me mbështetje minimale dhe të parëndësishme të forcave tokësore ruse.

Kritika befasuese erdhi edhe nga udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, i cili vendosi disa mijëra luftëtarë të tij në ofensivë. Në komentet e tij në Telegram, të cilat u morën nga të gjitha mediat botërore, të dielën, më 11 shtator, kur ofensiva e Ukrainës arriti kulmin, ai tha se do të shkonte në Moskë për t’u shpjeguar liderëve të Rusisë mesazhin e tij “gabimet janë bërë dhe se do të nxjerrin disa përfundime”, tha ai dhe shtoi se “nëse Shtabi i Përgjithshëm rus nuk do të donte që ata të largoheshin, (trupat) nuk do të tërhiqeshin”.

Pas këtyre deklaratave për kthesën e fushës ushtarake në Ukrainë, pasuan një mori reagimesh nga figura dhe zyrtarë politikë me ndikim në Rusi.

Të hënën, më 12 shtator, deputetë nga 18 rrethe komunale në Moskë, Shën Petersburg dhe Kolpino kërkuan dorëheqjen e Putinit, sipas një peticioni me listë nënshkrimesh të postuar në Twitter, i cili u pasua nga reagimi i autoriteteve ruse me gjobë prej 47,000 rubla ose rreth 800 euro për “diskreditimin” e zyrtarëve të lartë, masë që u fut në kodin penal të Rusisë menjëherë pasi filloi “operacioni special ushtarak” siç u quajt agresioni ushtarak në Ukrainë.

Pasojat e zhvillimit të fundit në Ukrainë për Kremlinin janë ende të paqarta, por ekspertët thonë se nëse kundërofensiva ukrainase vazhdon me të njëjtin ritëm, do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Putinin të paraqitet si strateg i fortë.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili për më shumë se dy dekada ka ndërtuar një imazh të vetes si i fortë ushtarako-politike dhe shtytës në skenën politike ndërkombëtare, një strateg që mund t’i tejkalojë liderët perëndimorë dhe t’i kthejë Rusisë lavdinë e saj të mëparshme, megjithëse ishte vetëm fiksimin e tij, ai përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij sepse pas iniciativës së Ukrainës atij i mbeten shumë pak opsione.

Dhe derisa flamuri ukrainas ngrihet në çdo qytet të ardhshëm, kthehet në kontrollin e Kievit, një pyetje vazhdon të vihet në fokus: Si reagon Kremlini?

Nga ndërtesa e Sheshit të Kuq të hënën njoftuan se Putini është i vetëdijshëm për situatën në front dhe këmbëngul se qëllimi i vetëm i Rusisë është të vendosë kontroll të plotë në rajonet e Luhansk dhe Donetsk për denazifikimin dhe mbrojtjen e popullsisë ruse.

Është interesante se apelet për vazhdimin e negociatave me Kievin po bëhen gjithnjë e më të, të cilat u ndërprenë pasi u mbajtën për herë të fundit në Stamboll.

Është për t’u habitur që thirrja për negociata erdhi nga Kremlini, pra nga ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili në një deklaratë për TAS tha se Moska mund të jetë e gatshme të negociojë me Ukrainën.

“Presidenti (Putin në Dumën ruse) u tha pjesëmarrësve të takimit se ne nuk i mohojmë negociatat, por ata që e mohojnë duhet të kuptojnë se sa më shumë ta vonojnë këtë proces, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne”, tha Lavrov në një citim të transmetuar nga TAS dhe kështu zbuloi se Putini po flet edhe për vazhdimin e negociatave si opsion.

Për këtë, Kievi e bëri të qartë se do të refuzonte negociatat që do të përfshinin Ukraina të heqë dorë nga ndonjë nga territoret e saj.

Ajo që ekspertët thonë se është e pashmangshme është se Kremlini do të përpiqet të shmangë fajin për operacionin e dështuar.

Tani për tani, siç e përshkruam në fillim të kësaj analize, makina propagandistike e Kremlinit i qëndron kryesisht narrativës së deritanishme.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button