Ambasada ruse në Tiranë është larguar nga rruga “Ukraina e Lirë”

Provokimi që Shqipëria i bëri Rusisë nuk është përtypur mirë nga kjo e fundit që ka vendosur të ndryshojë selinë e saj të ambasadës në Tiranë, transmeton Voxnews.

Para disa muajsh, Bashkia e Tiranës vendosi që rruga ku ndodhen ambasada e Rusisë, ajo e Ukrainës, e Kosovës, si edhe e Serbisë të merrte emrin “Ukraina e Lirë”. Lajmi bëri përshtypje edhe në mediat ndërkombëtare që e pasqyruan. Ndërkohë që para kësaj ambasadës ruse u zhvilluan edhe disa protesta nga shoqëria civile kundër luftës në Ukrainë.

E detyruar tashmë të kishte si adresë zyrtare rrugën “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse vendosi ti pezullonte veprimet në këtë rrugë. Ndërsa në një postim zyrtar në faqen në Facebook e justifikoi këtë veprim “për arsye teknike”. Në qershor ambasada njoftoi se puna do të fillonte në zyrat e reja që ndodhen në Mjull Bathore në rrugën “Dervish Shaba”.  Tashmë, godina që njihet si ambasada e Rusisë është zhveshur nga simbolet dhe duket se prej kohësh është e mbyllur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button