Prokuroria kërkoi paraburgim për një burrë dhe grua nga Bullgaria: Me mashtrim i morën 8 mijë euro një gruaje në Shkup

Një burrë dhe një grua nga Bullgaria dyshohen për mashtrim, për këtë arsye Prokuroria Themelore Publike (PThP) Shkup ka hapur hetim. Ata dyshohen se kanë mashtruar një grua nga Aeroporti dhe i kanë marrë 8 mijë euro në dy raste, transmeton Portalb.mk.

“Dy bashkëkryerësit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, duke paraqitur fakte të rreme përmes një bisede telefonike, kanë mashtruar një viktimë me vendbanim në komunën e Aerodromit, të cilit i kanë marrë një shumë prej 8.000 eurosh në dy raste. Duke përdorur mashtrime dhe paraqitje të fakteve të rreme, të dyshuarit e kanë shtyrë viktimën që herën e parë t’i japë 5100 euro, e më pas 2900 euro të tjera”, thonë nga Prokuroria Publike e Shkupit.

Edhe nga Prokuroria e Shkupit thonë se kërkojnë masën e paraburgimit për shkak se janë shtetas të huaj pa vendbanim të rregullt në vend dhe për rrjedhojë ekziston rreziku i arratisjes së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button