Në Maqedoni me marrëdhënie seksuale fillohet më herët dhe ka tre herë më shumë lindje nga vajzat e mitura se në BE, edukimi seksual nuk futet si lëndë në shkolla

Përkundër rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara, Komitetit për të Drejtat Ekonomike, Kulturore dhe Sociale, Komitetit për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit, Maqedonia nuk ka arritur të fut edukim seksual gjithëpërfshirës, ​​duke vazhduar kështu të vë në rrezik shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve dhe të të miturve, njofton Sdk, transmeton Portalb.mk.

Duke filluar nga viti 2019, sot në gjysmën e shkollave duhej të futej edukata seksuale, ndërkohë që personeli mësimor është trajnuar deri tani për këtë. Në vend të kësaj, gjithçka mbeti një pilot projekt në të cilin, vitin e kaluar, vetëm 80 nxënës të klasës së nëntë dëgjuan leksione për edukimin seksual.

Ideja mbulohet nga lajmet e rreme se fëmijët do të praktikojnë akte seksuale, se me këtë zgjedhje do të seksualizohen, jo se do të mbrohen nga shtatzënia e padëshiruar në adoleshencë, atësia e padëshiruar në moshën 13, 15, 16 vjeç, për infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe se edukimi seksual përfshin edhe aftësinë se si mund të shmangin të bëhen viktima të pedofilëve në faqet e takimeve për seks në internet.

Pesëmbëdhjetë shoqata profesionale mjekësore, qendra psikologjike, organizata joqeveritare, nënshkruan një Deklaratë ku kërkohet futja e edukimit seksual gjithëpërfshirës si lëndë zgjedhore në klasën e 9-të të arsimit fillor, bazuar në fakte shkencore dhe mjekësore, të përshtatshme për moshën e fëmijëve.

Në mungesë të edukimit seksual, situata në Maqedoni është katastrofike. Sipas të dhënave të OJQ-së Hera, numri i lindjeve nga vajza të mitura është pothuajse tre herë më i lartë se në vendet e BE-së. Të rinjtë në vendin tonë kanë deklaruar se marrëdhënien e parë seksuale e kanë relativisht më herët, për dallim nga bashkëmoshatarët e tyre të vendeve të Evropës Perëndimore.

Maqedonia është në një nga vendet e fundit në Evropë për përdorimin e kontracepsionit modern, me vetëm 14 për qind të të rinjve të moshës 20-24 vjeç. Veç kësaj, 50 për qind e të rinjve shqiptarë dhe 25 për qind e bashkëmoshatarëve maqedonas pranojnë se burri duhet të jetë autoriteti në familje dhe gruaja duhet të fokusohet në lindjen, kujdesin për fëmijët dhe gatimin, në kurriz të përparimit në karrierë.

Pa edukim seksual gjithëpërfshirës, ​​të rinjtë tanë të moshës 15-18 vjeç janë më të ekspozuarit ndaj çdo lloj dhune, kurse bashkëmoshatarët e tyre nga komuniteti LGBTI, 4 herë më shumë.

Të gjitha këto të dhëna dhe statistika, nga organizata joqeveritare HERA, sot në Shkup i dëgjoi edhe ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop, vend në të cilin edukimi seksual është futur dekada e dekada më parë, sikurse në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore.

“Futja e edukimit seksual për Republikën e Maqedonisë së Veriut është obligim. Tani është viti 2022 dhe edukimi seksual duhej të ishte lëndë zgjedhore në 50% të shkollave, por kjo nuk ndodhi. Në  buxhet nuk ka mjete për këtë, siç kishte premtuar Qeveria. Duhet të kishte të paktën disa rezultate, për të zbatuar plotësisht procesin deri në vitin 2026, siç ishte premtuar. BE-ja tani ka filluar skriningun e institucioneve dhe ky detyrim duhet të përmbushet. Nuk do të hyni në BE nëse nuk hiqni dorë nga zakonet tuaja të vjetra dhe nëse mendësia juaj nuk ndryshon”, ishte i drejtpërdrejtë ambasadori holandez.

Tha se nuk mundet që autoritetet të vetëm të vendosin shenjën “…kjo duhet bërë…” dhe të ndalen aty.

“Vazhdimisht thoni se BE-ja po e detyron Maqedoninë të presë. Jo, Maqedonia e Veriut na detyron të presim”, tha Jan Kop.

Sa i rëndësishëm është edukimi gjithëpërfshirës seksual në Holandë (edukimi moderni u rivendos në vitet 80 të shekullit të kaluar), flet fakti që është vend me shkallën më të ulët të shtatzënisë tek adoleshentët. Që nga vitet ’90 edukimi gjithëpërfshirës seksual është bërë i detyrueshëm në arsim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button