LSDM bën thirrje për ndërprerjen e testimit ekstern

LSDM ka akuzuar sot se qeveria e Nikolla gruevskit vazhdon të eksperimentoj në llogari të nxënësve me projektin “Testimi Ekstern” me të vetmin qëllim që të fitojë dëgjueshmërinë e mësuesve dhe nxënësve.

“Ky projekt edhe sivjet po realizohet në mënyrë kaotike në mënyrë të paligjshme dhe me çdo kusht. Ministria për Arsim duke thyer ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ka shkuar deri aty sa haptas ka bërë publike të dhënat personale të nxënësve,  emir mbiemri, ditëlindja dhe emiri I babait”, thotë LSDM.

Kjo parti thotë se edhe përkundër kritikave të shumta nga shoqëria, Ministria e Arsimit në vend që ta ulë stresin përkundrazi e ka ngritur atë gjë që reflektohet më shumë tek nxënësit.

“Eksperimentimi ka shkuar deri aty sa që këtë vit janë publikuar edhe pyetjet për testimin në të gjitha lëndët. Për katër ditë në javë për matematikë ka 400 ton pyetje eksterne”, thotë LSDM.

LSDM tërheq vërejtjen se të gjitha përgjegjësitë për pasojat e projektit absurd të Testimit ekstern do t’i mbajë Nikolla Gruevski dhe qeveria e tij.

Kjo parti bën thirrje për ndalimin e projektit të testimit ekstern

Lajme të ngjashme

Back to top button