Maqedonia e Veriut dhe Holanda kanë nënshkruar bashkëpunim për katër vitet e ardhshme në fushën e financave

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me homologen holandeze, Sigrid Kaag për shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve në fushën e sistemit modern të financave publike, transmeton Portalb.mk.

“Me memorandumin e ri të bashkëpunimit përcaktohet orientimi i mëtejshëm i përkrahjes financiare dhe teknike nga ana e Ministrisë së Financave të Mbretrisë së Holandës për përforcimin e kapaciteteve të ministrisë sonë. Programi konkret i bashkëpunimit do të harmonizohet në nivel vjetor”, raportoi Ministria e Financave.

Ky memorandum është për bashkëpunimin bilateral në periudhën 2023-2026.

“Në programin e bashkëpunimit të këtij viti mes dy ministrive u prezantuan disa sfera bashkëpunimi, siç janë kontrolli i brendshëm publik, fletëobligacionet e gjelbra – shkëmbimi i përvojave dhe njohurive dhe transfertat tatimore në përputhje me BEPS-in etj.”, sqarojnë nga Ministria.

Ministria theksoi që nga viti i ardhshëm, fokusi duhet të jetë mbi temat e kontrollit të brendshëm financiar publik, edukimit financiar dhe inkluziv, përmirësimit të efikasitet të administratës tatimore dhe mbrojtjes kundër evazionit tatimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button