RMV, afër 100 raste të reja me korona virus

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 824 të testuarve kanë rezultuar 97 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 97
  • Riinfektime: 29
  • Të vdekur: 0
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 4
  • Të shëruar: 61
  • Testime: 824

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 726. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 341.986
  • Të shëruar: 331.740
  • Të vdekur: 9.520
  • Testime: 2.160.942

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button