Pas mesnate ndryshon çmimi i dizelit

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimit të Eurodizelit (D-E-V) për 2 denarë, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e derivateve tjera mbeten të njëjta.

Pas mesnate, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori Eurosuper BS 95- 84,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori Eurosuper BS 98- 87,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori Eurodizel BS (D-E V)- 95,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)- 93,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU- 51,473 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 1,058%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button