fbpx

RMV, Japonia dhuroi mbi 65 mijë euro për Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile

Përfundoi Projekti për Grante të Vogla (GGP) projekti në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup, ku përmes këtij projekti u financua prokurimi i pajisjes për riciklimin e mbetjeve mjekësore dhe të dëmshme për Klinikën në fjalë, në shumë të përgjithshme prej 65,801 euro, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë donacion, Japonia ndihmoi të mbajë të sigurt 200 vetë të personelit, mbi 30,000 pacientë dhe mjedisin, nga materialet toksike të shkaktuara nga sëmundjet infektive, si COVID-19”, tha Ambasadori i Japonisë në vend, Hironori Sawada.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, Mirjana Pehçevska Pop-Ilieva tha se gjatë vitit të kaluar, pajisja për riciklimin e mbetjeve mjekësore dhe të dëmshme mundësoi riciklimin e 1,3 ton të mbetjeve mjekësore të rrezikshme dhe helmuese.

“Nga këndvështrimi ekonomik, përdorimi i pajisjes i mundëson Klinikës kursim deri në 50% nga harxhimet për grumbullimin e mbeturinave”, theksoi Pehçevska PopIlieva.

Nëpërmjet GGP-së, deri më tani, Japonia ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë me një vlerë totale prej më shumë se 3 milionë euro, veçanërisht në pajisje mjekësore, rinovime klinikash dhe ambulanca.

Për më tepër, Japonia ka pajisur objektet e shëndetit publik me pajisje mjekësore në vlerë prej 813,000 euro gjatë dy viteve të fundit si një ndihmë urgjente për COVID-19, pjesë e Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social dhe ndihmë shtesë jofinanciare të ofruar në ilaçe për 100 pacientë me COVID-19.

Nëpërmjet GGP, Japonia ka financuar rinovimin dhe blerjen e pajisjeve për më shumë se 73 shkolla dhe kopshte, 64 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 34 automjete të specializuara për menaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve komunale për 51 komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button