fbpx

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot iu nënshtruan testimit ekstern, të cilin ata e vlerësuan si të stërmbushur me gabime.

Si gjithmonë kishte gabimet teknike dhe përkthimi ishte skandaloz, ku në disa raste pyetjet ishin gjysmë shqip dhe gjysmë maqedonisht.

“Përkthimi ishte shumë i dobët dhe disa pyetje ishin përkthyer vetëm në gjysme, që do të thotë ishte gjysmë shqip dhe gjysmë maqedonisht pyetje, dhe kjo normal që krijoi konfuzion”, tha për Portalb një nxënëse e vitit të dytë pranë gjimnazit “Zef Lush Marku”, në Shkup.

“Problem ishte edhe se u përgjigjem në formë elektronike që mua nuk me duket e përshtatshme se po e gabove nuk mund të kthehesh prapa ose nëse pa dashje shtyp butonin tutje, pyetja ngelet e zbrazur”, tha për Portalb  një nxënës tjetër.

Këtë gjë e dëshmuan edhe profesorët.

Përgjegjësi i paraleleve të mjekësisë në gjimnaz, Bedri Gjureci, për Portalb, bëri të ditur se pyetjet në lëndët profesionale ishin të mbushura me gabime.

“Edhe përkundër ankesave tona, sërish testimi ekstern ishte me gabime të mëdha, sidomos në lëndët profesionale, ku përkthimi ishte i dobët dhe kishte shumë paqartësi”, tha për Portalb , Gjureci.

Ndërkaq në Tetovë, udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike, Amet Qazimi thotë se përkundër gabimeve, nuk ka pasur ndonjë problem gjatë testimit.

“Rreth 5820 fillorist dhe 7030 nxënës të shkollave të mesme në Tetovë gjegjësisht nxënësit nga klasa e 4 deri në vitin e 3 në shkollë të mesme i janë nënshtruar këtij testimi. I gjithë procesi realizohet pa ndonjë problem të madh.” tha për Portalb Qazimi.

Në testimin ekstern do të përfshihen gjithsej 189.037 nxënës nga klasa e katërt në arsimin fillor deri në vitin e tretë të shkollës së mesme si dhe 18.126 nxënës në 680 shkolla fillore dhe të mesme. Testimin do ta ndjekin 638 vëzhgues, ndërsa do të angazhohen edhe 175 administratorë. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close