fbpx

Lojë e rreme shpërblyese përsëri i mashtron përdoruesit në Facebook

Një faqe në Facebook, edhe pse paraqitet si një dyqan biçikletash, nuk ka vendndodhje, as edhe klientë. Rishikimi i vetëm që ka mbetur në lidhje me të është se bëhet fjalë për faqe të rreme me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale. Faqja është krijuar më 12 shtator të këtij viti. Është një mënyrë mashtruese e mbledhjes së të dhënave personale të përdoruesve të rrjeteve sociale me premtimin e rremë se do të marrin një biçikletë dalas. Përveç kësaj, ata vetë, duke menduar se do të marrin pjesë në lojën shpërblyese, e shpërndajnë postimin në disa grupe, gjë që e bën postimin edhe më masiv, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, me të cilin përdoruesit mashtrohen se duke futur vullnetarisht të dhënat e tyre personale në një sistem për mbledhjen e tyre dhe duke komentuar “u kry” do të marrin pjesë në një lojë shpërblyese me mundësinë për të fituar 670 biçikleta.
“Lajme te mira. Kemi kënaqësinë të njoftojmë se do të dhurojmë 670 biçikleta që nuk mund të shiten për shkak të gërvishtjeve të vogla dhe dëmtimeve të vogla. Të gjitha biçikletat janë ende funksionale, kështu që ne do t’i dërgojmë rastësisht kujtdo që ndan dhe shkruan “U kry”. Hapi i fundit që duhet të bëni është të klikoni këtë lidhje (ne nuk po e publikojmë lidhjen për shkak se bëhet fjalë për një sistem që mbledh të dhënat personale) që emri juaj të regjistrohet si fitues zyrtar i ngajrjes tonë”, thuhet në postim.

Për më tepër, përveç postimit, ka disa foto të pakove dhe dyqaneve të biçikletave.

Ka një sërë treguesish që fotot nuk janë nga Maqedonia. Për shembull në këtë foto, tabela e zbritjes është e shkruar në anglisht, dhe po kështu të gjitha tabelat në dyqan për produktet e ndryshme në shitje janë gjithashtu të shkruara në anglisht.

Edhe pse faqja e fansave që shpërndan shpërblimin e rremë ndiqet nga vetëm 491 persona, postimi është jashtëzakonisht viral dhe arrin një numër shumë më të madh të përdoruesve në rrjetin social Facebook. Në veçanti, është një postim që është shpërndarë mbi dy mijë herë, dhe ka 1900 komente dhe mbi 500 pëlqime. Kur qesesh në lidhjen nga postimi (i cili sipas postimit është i detyrueshëm për të marrë pjesë në lojën shpërblyese), atëherë sistemi i ridrejton përdoruesit në një faqe të re, e cila ka gabime gramatikore.

Për shembull, ju përshëndeteni me një mesazh mirëseardhjeje me përmbajtjen e mëposhtme:

“Mirë se vini në faqen tonë zyrtare të botës së çiklizmit. Ne po ju japim zyrtarisht një shans për të fituar një çmim për biçikletë nga kompania jonë. Kushti i fundit që duhet të plotësoni për të qenë në gjendje të kërkoni këtë çmim, ju lutemi klikoni butonin e regjistrimit më poshtë për të konfirmuar emrin tuaj për t’u renditur si fituesi zyrtar i ngjrajres tonë”.

Përveç kësaj, administratori i paidentifikuar i faqes në Facebook që shpërndan lojën shpërblyese, nën çdo koment të një përdoruesi të mashtruar që shkruan “U kry”, udhëzon që përmbajtja mashtruese të përhapet edhe më masivisht.Pra, nën çdo koment “U kry”, përdoruesve të mashtruar të Facebook u thuhet se “hyrja e tyre është pothuajse e përfunduar, dhe ata vetëm duhet të përfundojnë procesin e validimit duke e ndarë postimin në tetë grupe aktive të Facebook ku janë anëtarë”.

Kjo shpjegon se si postimi fitoi një masovitet kaq të gjerë, pavarësisht se grupi nga i cili shpërndahet nuk ka një numër të madh anëtarësh.

Faqja, edhe pse paraqitet si një dyqan biçikletash, nuk ka as vendndodhje dhe as blerës. Vlerësimi i lënë për të është se bëhet fjalë për një faqe të rreme me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale. Faqja është krijuar më 12 shtator të këtij viti.

“Vërtetmatësi” ka shkruar më parë për një mashtrim të ngjashëm këtu.

Duke marr parasysh të gjtihë faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Është një mënyrë mashtruese e mbledhjes së të dhënave personale të përdoruesve të rrjeteve sociale me premtim të rremë se do të marrin një biçikletë falas. Përveç kësaj, ata vetë, duke menduar se do të marrin pjesë në l, lojën shpërblyese shpërndajnë postimin në disa grupe, gjë që e bën postimin edhe më masiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button