Zelenskiy është përfshirë në aksident

Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident rrugor në Kiev, por sipas zëdhënësit të tij, Serhii Nykyforov, ai (presidenti) ka pësuar lëndime të lehta. Njoftimin Nykyforov e bëri në një postim në Facebook, transmeton VOA.

Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e Zelenskiyt ishte përplasur me një automjet privat.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruante ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.

Mjekët që shoqëronin Zelenskiyn, i dhanë drejtuesit të automjetit privat ndihmë urgjente dhe e futën atë në një ambulancë.

Pak minuta pasi Nykyforovn bëri njoftimin në Facebook, zyra e presidentit Zelenskiy publikoi videon e fjalimit të tij të përnatshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button