Gjyqtarët e Apelit nuk vendosin për lëndët e Mijallkovit me 12 plus 8 vjet burg, presin verdiktin e gjykatës së Strasburgut

Edhe pse njoftuan se lënda për përgjimin e paligjshëm masiv “Target-Fortesa” në të cilën Sasho Mijalkov mori 12 vjet burg dhe “Trezor” për pajisjet britanike të blera në mënyrë të paligjshme ku u dënua me 8 vjet, pesë gjyqtarët e Apelit do t’i gjykojnë në apel para pushimeve verore, deri më sot nuk ka asnjë vendim për asnjërin prej tyre, shkruan Sdk, transmeton Portalb.mk.

Në ndërkohë, u shfaqën spekulimet se kudo që të ketë arritur, Gjykata Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të kishte marrë vendime pas padive të parashtruara nga ish-zyrtarët e lartë të amnistuar nga VMRO-DPMNE, përfshirë edhe Mijalkovin.

Por edhe këtu në organet e drejtësisë u ndezën zërat se Gjykata e Apelit në Shkup pret të shohë se si do të vendosë Gjykata Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut lidhur me paditë e Mijalkovit dhe të pandehurve të tjerë, gjegjësisht të dënuarve në shkallë të parë në “Target-Fortesa” dhe në “Trezor” të cilat bazohen në amnistinë e Ivanovit, dhe pastaj do të marrë të njëjtat vendime.

Por ndryshe nga dhjetëra njoftime të tjera për publikimin e afërt të aktgjykimeve, Gjykata Evropiane nuk ka shapllur absolutisht asgjë në ueb faqen e saj për rastet kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut të ngritura nga ish-zyrtarët e lartë të amnistuar nga VMRO-DPMNE. Gjykata Evropiane për Sdk është përgjigjur se nuk ka afat kohor të caktuar se kur duhet të jepen gjykimet për këto raste.

Bashkëbiseduesit nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ku janë dhënë aktgjykimet e shkallës së parë për këto raste, si dhe nga prokuroria, konsiderojnë se asgjë nuk duhet ta pengojë gjykatën më të lartë që të marrë aktgjykim të formës së prerë, e aq më pak të presë Gjykatën Evropiane të vendosë e para.

Në ndërkohë, Gjykata e Apelit në Shkup jep dy-tri arsye identike për këto dy raste me interes të lartë publik, për të cilat prej muajsh nuk ka asnjë vendim: gjyqtarët janë të stërngarkuar me punë, janë duke shfrytëzuar pushimet e vjetra, dhe tek të premten do të mblidhen, po punohet për lëndët, shfrytëzojnë pushimin e ri, po punohet për temat, së shpejti do të ketë vendim…

Gjyqi për lëndën “Target-Fortesa” filloi në vjeshtën e vitit 2018. Në shkurt 2021, u soll aktvendim. Vetëm në mars të vitit 2022 u mbajtë seanca publike në Gjykatën e Apelit pas ankesave të parashtruara nga të pandehurit, gjegjësisht të dënuarit në shkallë të parë në këtë lëndë themelore të Prokurorisë Speciale Publike.

Gjyqi për “Trezor” ka nisur në shkurt të 2018-ës. Në prill të vitit 2021 u shqiptua aktgjykimi i shkallës së parë, ndërsa pas ankesës në seancë publike, në Apel u diskutua në prill 2022.

Sipas hulumtimeve të fundit, besimi në gjyqësor është në nivelin më të ulët ndonjëherë, në vetëm 8 për qind të popullsisë. Këtu numërohen vetëm 2 për qind me besim të plotë.

“Target-Fortesa” ishte një nga rastet më të rëndësishme të PSP-së. Më 29 mars 2016 është hapur hetimi i parë “Fortesa” për shkatërrimin e sistemeve të monitorimit të komunikimeve në DSK, ndërsa më 17 nëntor të po këtij viti është hapur hetimi i koduar “Target” për përgjime masive. Për shkak të lidhjes së tyre, gjatë ngritjes së aktakuzës, PSP-ja i bashkoi të dy rastet në një.

Në aktakuzë, PSP-ja theksoi se në mënyrë direkte dhe indirekte me përgjim janë përfshirë rreth 20 mijë qytetarë. Në mënyrë të paligjshme janë monitoruar 4286 numra telefoni për të cilët nuk është lëshuar asnjë vendim gjyqësor. Në 1541 numra të tjerë, megjithatë, komunikimi është monitoruar si para ashtu edhe pas skadimit të urdhrave të gjykatës. Ose janë monitoruar gjithsej 5827 numra telefoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button